Studimi tronditës: 4.4 miliardë njerëz në botë, të pasigurt për ujin e pijshëm

Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 4 miliardë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme (LMIC) nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt. Studiuesit zviceranë të “Science” kombinuan anketat nëpër shtëpi dhe të dhënat e vëzhgimit të tokës (përfshirë të dhënat satelitore, ajrore dhe tokësore) me teknikat e modelimit gjeohapësinor. Ekipi, i udhëhequr nga studiues të Institutit Federal Zviceran të Shkencës dhe Teknologjisë Ujore, vlerësoi se vetëm 33% e popullsisë totale prej 135 banorësh përdori një shërbim të sigurt të ujit të pijshëm në vitin 2020, duke lënë rreth 4.4 miliardë pa akses në ujë të pijshëm të sigurt.

Ky është më shumë se dyfishi i numrit të njerëzve që vlerësohet se nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt në vitin 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Përbashkët i Monitorimit të Fondit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Fëmijët për Furnizimin me Ujë, Kanalizimin dhe Higjienën.

Normat më të ulëta kombëtare të përdorimit të ujit të pijshëm ishin në Afrikën Sub-Sahariane. Studimi vlerëson se, në 12 vende të rajonit, më pak se 10% e popullsisë përdori ujë të sigurt në vitin 2020. Uji i pijshëm i sigurt është një “e drejtë themelore e njeriut”.

Studimi zbuloi gjithashtu se aksesi në ujë të pijshëm të sigurt kufizohet kryesisht nga ndotja e fekaleve, e cila prek pothuajse gjysmën e popullsisë në ato vende dhe kjo duket edhe nga prania e Escherichia coli në burimin kryesor të ujit të pijshëm.

“Zbulimi i ndotjes me fekale në ujin e pijshëm është shqetësues, pasi gëlltitja e patogjenëve fekalë është një shtytës kryesor i sëmundjes diarreike, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç në të gjithë globin”, shkruajnë autorët e studimit.

Autorët vërejnë, gjithashtu, se qasja në ujë të pijshëm të sigurt njihet si një e drejtë themelore e njeriut dhe luan një rol thelbësor në axhendën e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030. Ata shtojnë se tërheqja e vëmendjes ndaj shumë rajoneve ku mungon uji i sigurt mund të “informojë mobilizimin dhe shpërndarjen efektive të burimeve financiare dhe kapaciteteve njerëzore” për ta adresuar këtë çështje aty ku është e nevojshme.

“Duke plotësuar boshllëqet thelbësore të të dhënave, rezultatet tregojnë një nënvlerësim të madh për një të drejtë themelore të njeriut siç është uji i pijshëm i sigurt”, shkruajnë ata./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne