Ndërsa stuhia drejtohet në drejtim të lindjes, ekipet përkatëse kanë rihapur autostradat në Hjuston. Në qendër të qytetit, rrugët të mbuluara me borë, ishin pothuajse bosh gjatë mëngjesit.
“Kam gjashtë vjet që punoj në këtë shkollë në Teksas dhe kurrë nuk ka pasur mbyllje për shkak të motit, veçanërisht një stuhi dëbore,” tha mësuesja.
Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu në New Orleans, dhe deri në fund të ditës pritet që dëborë të arrijë deri në 20 centimetra, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord të ri, duke thyer rekordin e vitit 1895.
Hera e fundit që në qytet ka pasur reshje dëbore ka qenë viti 2009, sipas Shërbimi Kombëtar i Shërbimit të Motit.
Stuhia pritet të prekë edhe Misisipin, Georgian dhe Floridën.
Në Alabama pritet që dëbora të arrije ëeri në 12.5 centimetra, gjë që nuk ka ndodhur në më shumë se 60 vjet.
Shërbimi i meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të acartë për Teksasin juglindor dhe jugperëndimin e Luizianës.
Temperaturat pritet të bien nën zero në të gjithë rajonin.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të marrin masa për të shmangur ngricat dhe për të parandaluar ngrirjen e tubave të ujit në shtëpitë e tyre.
Parashikuesit paralajmërojnë gjithashtu se akulli dhe erërat e forta mund të pengojnë transportin ajror për disa ditë, apo edhe të shkulin pemët dhe të ndërpresin energjinë elektrike në vend.
Shërbimet publike u mbyllën në Atlanta dhe Montgomery, Alabama, dhe shumë shkolla anuluan mësimet.
Në veri pjesa më e madhe e SHBA-së lindore është duke përjetuar një stuhi të ftohti polar që pritet të zgjasë disa ditë.
Në Çikago, termometri tregoi -21 gradë Celsius, ndërsa pranë Grand Lake, Kolorado, u regjistrua një temperaturë prej -39 gradë, më e ulëta në të gjithë SHBA-në mëngjesin e sotëm.