Stuhi në Itali, vdesin 12 persona

Numri i të vdekurve nga përmbytja dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga stuhia në Itali është rritur në 12 persona.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, numri i personave të vdekur nga stuhia është rritur në 12.

Rajoni Liguria ka qenë vendi më i ndikuar nga stuhia ku era ka arritur shpejtësinë deri në 180 kilmetra në orë. Më shumë se 20 mijë persona në rajon nuk kanë energji elektrike.

Gjithashtu edhe Venecia, qytet në verilindje të vendit është ndikuar nga moti i keq ku 75 për qind e pjesës tokësore të qytetit ka mbetur nën ujë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne