U përplas nga makina, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari

Është përcjellë për në banesën e fundit sot 11-vjeçari E.Rexhepi, i cili u përplas më 26 tetor nga makina sapo zbriti nga autobusi në Bërdicë të Shkodrës.

Djali qëndroi për 4 ditë në gjendje kome në spital në Tiranë por me gjithë ndihmën e mjekëve nuk arriti të rikthehet në jetë. Ai mori plagë të shumta në trup për shkak të përplasjes së fortë.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar dhe ceremonia mortore për 11-vjeçarin ku kanë marrë pjesë qindra njerëz dhe bashkëmoshatarë të tij.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne