Sudan, roli i Izraelit ne luften civile.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) njoftoi se numri i personave të zhvendosur në Sudan për shkak të luftës civile që po vazhdon që nga mesi i prillit ka kaluar në mbi 3 milionë.

Izraeli ka shprehur deshiren e saj te negocioj midis paleve ne konflikt.

“Unë mendoj se Izraeli nuk po mbështet njërën apo tjetrën anë,” tha Dr Hashemi për TNA. “Ai ka investuar në të dy gangsterët ushtarakë dhe dëshiron të sigurohet që, kushdo që të fitoj nga ky konflikt, Izraeli do të ketë marrëdhënie të mira qofte ai gjenerali Burhan ose Hemedti.  Izraeli është shume i përkushtuar për të siguruar që njeri nga keta te dy triumton per shkak te investimeve qe Izraeli ka bene ne ta dhe jo grupe te tjera dhe kjo thjesht qe ata te kene nje fare dominimi ne politikën e Sudanit”.
Izraeli ka interesa te shumta dhe ndryshme ne Sudan por me i rendesishmi eshte ai i marrëveshjeve te Abrahamit(Abraham Accords)
Shumica e qytetarëve sudanezë janë kundër normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe ky realitet i jep Izraelit interesa në një regjim ushtarak që qeveris Sudanin.

Sipas të dhënave të fundit të ndara nga IOM-i, 2 milionë e 414 mijë persona janë larguar në ndonjë rajon tjetër brenda vendit, ndërsa 737 mijë persona janë strehuar në vendet fqinje.

Ndërsa numri i personave të zhvendosur është rritur me 180 mijë njerëz që nga java e kaluar, vendi me zhvendosjen më të lartë është provinca e Khartoumit me 72 për qind.

Mosmarrëveshjet në Sudan filluan pasi ushtria sudaneze synonte që RSF-ja, të cilën dikur e mbështeste, por e konsideronte si kërcënim pasi vepronte si ushtri e pavarur dhe paralele, të integrohej plotësisht në ushtri brenda dy viteve.

Lufta verbale dhe tensionet, që filluan me deklaratën e RSF-së se mund ta pranonte këtë në një periudhë rreth dhjetëvjeçare pas ardhjes së një qeverie civile, u kthye në konflikt të armatosur në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të ndryshme mëngjesin e 15 prillit./AA/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne