Suedi, “disa persona” të vrarë nga të shtënat në qytetin Uppsala

Në qytetin Uppsala të Suedisë raportohet se janë vrarë “disa persona” si pasojë e të shtënave. Siç raporton transmetuesit SVT, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë sheshit Vaksala në Uppsala pasi disa persona thuhet se janë vrarë në të shtënat e dyshuara.

Sipas transmetuesit suedez, zëdhënësi i policisë, Magnus Klarin, tha se autoritetet e sigurisë morën disa raportime për shpërthime të forta në zonë.

Dëshmitarët okularë thanë për transmetuesin suedez se u dëgjuan pesë të shtëna dhe se njerëzit u panë duke vrapuar në drejtime të ndryshme.

Autoriteti i transportit tha se shërbimet e trenit drejt dhe nga qyteti Uppsala u pezulluan përkohësisht./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne