Suedi, protesta kundër Izraelit për Al-Aksën

 Në Göteborg të Suedisë është protestuar kundër kufizimeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa e cila është kibla e parë e muslimanëve.

Një grup i qytetarëve të cilët u mblodhën me flamuj të Palestinës në sheshin “Gustav Adolfs Torg”, bënë tekbir dhe brohoritën slogane kundër Izraelit.

Në një deklaratë për media të lexuar në protestë thuhet se “Xhamia Al-Aksa e cila është kibla e parë e muslimanëve synohet të merret nga duart tona. Sepse Izraeli dëshiron që ta rrënojë Al-Aksën dhe të ndërtojë në vend të saj të ashtuquajturin Tempulli i Sulejmanit. Sipas besimit të ashtuquajtur të tyre, ata do ta përmbushin një premtim të dhënë para 3 mijë vitesh. Ne si muslimanë nuk do ta lejojmë kurrë një gjë të tillë”.

Protesta u organizuan edhe në qytetet tjera të Suedisë si në Malmö dhe Uppsala.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne