Suedia do t’u siguroj statusin e refugjatit turqve ujgurë

Suedia ka bërë të ditur se do t’u siguroj statusin e refugjatëve turqve ujgurë që vijnë nga rajoni autonom Xinjiang i Kinës dhe çdo anëtari tjetër të grupeve të pakicave muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Bordit Suedez të Migracionit theksohet se ky institucion do të vështroj azil-kërkuesit që vijnë nga ky rajon si refugjatë.

Bordi i Migracionit theksoi se aplikimet e atyre personave do të pranohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ata nuk do të dëbohen.

Nënkryetari i Shoqatës Maarif të Ujgurve nga Suedia, Ahmed Tursun, për AA tha se ata mirëpritën vendimin dhe shprehën shpresën e tyre se ky veprim do të jetë një shembull për vendet tjera perëndimore.

Rajoni Xinjiang i Kinës është shtëpi e rreth 10 milionë turqve ujgurë. Ky grup musliman turk, që përbën rreth 45 për qind të popullsisë në Xinjiang, gjatë kohë ka akuzuar autoritetet kineze për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Sipas zyrtarëve të SHBA-ve dhe ekspertëve të OKB-së, në 1 milionë njerëz ose rreth 7 për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang, janë burgosur në një rrjet të zgjeruar të kampeve të “ri-edukimit politik”.

Në raportin e shtatorit të kaluar, organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” akuzoi qeverinë kineze për një “fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang.

Sipas një raporti prej 117 faqesh, qeveria kineze kreu “paraburgim masiv, torturë dhe keqtrajtim masiv” ndaj turqve ujgur në rajon./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne