Sukses i radhës i Rilindjes edvinoramiste

Nga GJERGJI THANASI

Nëse do të klikoni te ky linku (https://www.moroccoworldneës.com/2020/12/328382/moroccans-can-now-travel-to-oman-without-visa/), do të mësoni se qytetarët shqiptarë njëlloj si shtetasit nga Ekuadori, Paraguaji, Surinami apo nga Belize, Azerbajxhani, Butani, Guajana Franceze, Kazakistani e Kirgizstani, apo nga Laosi, Mauritania dhe Ishujt Makau, mund të shkojnë si turistë në Sulltanatin e Omanit pa viza. Mjafton ky fakt, që ne ti jemi mirënjohës si kryeministrit Edvin ashtu edhe cerek ministrit të jashtëm Gent Caca, që më së fundi shqiptarët në Epokën e Rilindjes po shkojnë në Sulltanatin e Omanit, pa pasur nevojë për kurrfarë vize!!!!!!!!!!!!!!!!!

Në Angli shqiptarët e mjerë shkojnë të fshehur nëpër maune si të ishin minj jo qenie njerëzore, ama që sot e tutje në Sulltanatin e Omanit shqiptarët do të shkojnë si njerëz me avionë!!! Kur segmentet e inkriminuara të Rilindje policisë e kanë kthyer Tiranën dhe disa qytetet e mëdha të Shqipërisë në Rramallah, Nablus apo në Rrip Gaze, normal për të zbutur sado pak këtë imazh plot tym e gaz lotsjellës ia vlen të tallësh “edin” me ironi e sarkazëm me arritjet spektakolare të Qeverisë së kryerilindasit Edvin!!!!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne