SUKSESI I NJË DIPLOMATI NUK MVARET VETËM NGA AFTËSITË DHE ZOTËSITË E TIJ

Nga: Salim Kadi Kerimi, diplomat në pension

 

Para ca ditëve (12 Qershor 2021), në Portalin e Gazetës “DITA”, kisha rastin ta lexoj Letrën e hapur të kolegut të nderuarë shqiptar – ambasadori z. Fatos Tarifa, drejtuar kryeministrit të Republikës të Shqipërisë z. Edi Rama. Nëse nuk kaboj, shkaku i publikimit të Letrës në fjalë, ishte zgjidhja e Republikës të Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës të kombeve të bashkuara (OKB). Shfytëzoj nga rasti ti përcjell urimet e mija të përzemërta me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme për Republikën e Shqipërinë dhe për Regjionin e Ballkanit Perëndimor në përgjithsi.

Shkaku i paraqitjes time nëpërmjet të këtij shkrimi janë disa vlerësime dhe rekomandime të ambasadorit F.Tarifa të thëna/ të shkruara në Letrën e lartpërmendur, me shumicën e të cilave unë nuk pajtohem. Sipas mendimit tim, vlerësimi i ambasadorit F.Tarifa se, 30 vitet e fundit, “… në Misionin e Shqipërisë pranë OKB-së në New York janë dërguar ta përfaqësojnë dhe drejtojnë njerëz thuajse anonimë, diplomatë të vetbërë e mediokër, të cilëve u ka munguar si kultura dhe sqima diplomatike, ashtu edhe kultura historike e ajo politike, imagjinata diplomatike, talenti dhe aftësia për të vlerësuar dhe bërë diplomaci politike e publike në të mirë të interesave të vendit”, mendoj se është i padrejtë dhe ofendues, për Përfaqsuesin aktual të Shqipërisë na OKB dhe për të gjithë diplomatët e Shqipërisë që, mes viteve 1992-2021, kanë shërbyer në New York, dhe në përfaqsitë e tjera diplomatike-konsullore të Republikës të Shqipërisë në botë.

Gajtë karierës time diplomatike dhe shërbimit në përfaqsitë diplomatike-konsullore të Republikës të Maqedonisë, në Tiranë (1993-1997), Ankara (2000-2004) dhe Kopenhag (2007-2011), kisha rastin drejtpërdrejt të njihem, të komunikoj dhe të bashkëpunoj me një numër të madh diolomatë të Republikës të Shqipërisë, shumica e të cilëve më kanë lënë mbresa të kundërta se ato që i ka thënë ambasadori F.Tarifa. Kuptohet, se të gjithë ata nuk ishin dhe as që mundet të pretendohet që të ishin/ të jenë të nivelit të njëjtë, në aspektin e njohurive dhe zotësive të tyre gjithpërfshirëse si diplomatë. “Mjer Shqipërija, nëse 30 vjetët e fundit diplomatët e saj, me përjashtim të zotërive F.Tarifa, Z.Mazi dhe disa të tjerë, kanë qenë të atillë siç i ka përshkruarë ambasadori Tarifa”.

Vlerësimi dhe rekomandimi i z. F.Tarifa që detyrën e përfaqsuesit të Republikës të Shqipërisë në KS të OKB, dy vitet e ardhshme (2022/ 2023), mundet/ duhet ta ushtrojë vetëm “diplomati më i mirë i Shqipërisë” (z. Zef Mazi), mendoj se është jo i drejtë, mes tjerash, për këto disa fakte:

  1. a) Sipas mendimit tim, këtë detyrë, me ekipimin plotësues të stafit aktual, duhet ta bëjë Përfaqsuesi aktual i Shqipërisë na OKB;
  2. b) Nëse, për arsye objektive, për të cilat unë personalisht nuk jam në dieni, Përfaqsuesit aktual nuk duhet ti jipet një mundësi e tillë, atëhere në këtë post me rëndësi do të ishte mirë të emërohet një nga ata diplomatë të Shqipërisë që, edhe sipas mendimit të ambasadorit Tarifa, janë “të talentuar”;
  3. c) Pritjet e z. F.Tarifa se gjatë mandatit dy vjeçer në KS të OKB-së përfaqsuesi i një vendi, dhe në rastin konkret përfaqsuesi i Republikës të Shqipërisë, mund të bëjë “çudira” janë joreale. Pamvarsisht nga zotësija dhe përvoja e përfaqsuesit të një vendi në OKB, praktika e gjertanishme në sistemin e vendosjes në KS të KB nuk lejon asnjë hapsirë për të bërë ndonjë hap konkret në zgjidhjen e ndonjë çështjeje të rëndësishme. Dhe konkretisht, nga përfaqsuesi i ardhshëm i Republikës të Shqipërisë në KS, pamvarsisht se kush do të jetë ai, nuk mund të pritet, p.sh., të gjejë zgjidhje të çështjes të Kosovës, antarsimi në KB i të cilës ka mbetur peng, mes tjerash për shkak të të drejtës për veto të antarëve të përhershëm në KS. Jo më kot presidenti i Republikës të Turqisë – z. Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayip Erdoğan) shpesh herë ka vlerësuarë se, “Bota është më e madhe se Pesshi”, por vlerësimi i tij, për fat të keq, ka rënë/ bie në veshët e “shurdhërve” (të Pesshit).

Sa për kujtesë, në vitet 2007/ 2008 President/ Kryesuesi i Sesionit të 62-të Asamblesë të përgjithme të OKB ishte një ndër kryediplomatët më të mirë të Republikës të Maqedonisë – z. Sërxhan Kerim (Sırcan Kerim). Siç është e njohur, pamvaesisht nga përvoja dhe zotësija e tij si diplomat i përkryer, ai nuk mundi të bëjë asgjë, p.sh., në zgjidhen e kontestit maqedono-grek, rreth emrit të Republikës të Maqedonisë;

ç) Duke i patur parasysh përvojat e sipër përmendura, mendoj se nuk është me vend në postin e përfaqsuesit të Republikës të Shqipërisë në KS të KB të angazhohet “dioplomati më i mirë” i vendit. Sipas mendimit tim vazhdimi i angazhimit të z. Zef Mazi në postin/ detyrën aktuale, për Republikën e Shqiprisë do të ishte shumë më i rëndësishëm/ më i dobishëm se sa angazhimi i tij në KS të KB, kuptohet në se së shpejti fillojnë negociatat e Republikës të Shqipërisë me Unionin Europjan (UE). Me fjalë të tjera, pjesëmarja e përfaqsuesit të Republikës të Shqipërisë në KS të OKB,  për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, nuk është më e rëndësishme se sa fillimi i negociatave për antarsimin e vendit na UE, mendoj unë; dhe,

  1. d) Plotësisht pajtohem me vlerësimin dhe rekomandimin e ambasadorit F.Tarifa se, përfaqsuesi i Republikës të Shqipërisë në KS të KB, përveç përvojës dhe dijenisë të nevojshme, posaçërisht nga fusha e diplomacisë shumpalëshe, ai njëkohësisht duhet të jetë edhe njohës i mirë/ i përkryerë i anglishtes.

Dhe fare në fun të këtij shkrimi polemizues, shfrytëzoj nga rasti ambasadorit të nderuarë F.Tarifa, njëkohësisht ti bëj vërejtje edhe në lidhje me vlerësimet e tij për presidentin e Republikës të Shqipërisë – z. Ilir Meta. Mua personalisht, si diplomat i mëparshëm dhe si person/ intelektual, nuk mu duk me vend distancimi i z. F.Tarifa nga presidenti Ilir Meta, mes tjerash, për vet faktin se në kohën kur z. I.Meta ishte Kryeministër i vendit z.F.Tarifa ka qenë i emëruar për ambasador i vendit të tij në SHBA. Do të ishte me vend në se ambasadori Tarifa distancimin e tij eventual, nga Ktryeministri i atëhershëm i Republikës të Shqipërisë, ta bënte në periudhën kur ai e ushtronte detyrën si ambasador në Washington dhe jo në momentin kur presidantit Ilir Meta i ishte pregaditur teskereja. Prandaj, akti i tij i paradokohshëm mu duk pak si “i pamoralshëm”/ jokorekt.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne