VERBËRISHT MOS BESO, POR KONTROLLO!

Savash VELIU
Është e mira që çdo shqiptar njëherë e përgjithmon të mendoj më mpreht e pa emocione kur adhuron personalitetet politike duke veçuar intelektualët karierist sepse retrospektiva e gjurmëve të tyre tregon si e kanë udhëhequr popullin brenda dekadave të fundit, që është një dëshmi e patundur.
Poashtu nuk duhet verbërisht tu besohet OJQ-ve të huaja në vend të instaluara të veprojnë enkas përmes propagandave të Mediave mercenare, pushteti dhe pseudoopozitarët që janë kundër mirëqenies sonë gjojase të gajlosur për integrimet euroatlantike të kamufluar nën retorikën dekorative të përhapjes së akulturës së shfrenuar në mesin e shoqërisë sonë gjatë edukimit dhe arsimimit të të rinjve që nesër do ta zvarrisin vendin drejt shthurrjes sistematike dhe delikuencës së heshtur, por qe në thelb janë vrastare.
Mos shikoni në OJQ-të si të jenë organizmë e virgjër por brenda saj operojnë ekspertë të fushave të ndryshme politiko-psikologjike si maher të arritur në shkollat më prestigjioze të botës si mashtrues që imponojnë vullnetin e projekteve destruktive të tyre ndaj rinisë, dmth, ardhmërisë sonë të shumpritur por e indoktrinuar /mësuar/ me ideologji liberale të demokracisë pakufi e pa gjini, e pa nënë e pa prind, helmues të ardhmërisë së arritur në duart e atyre që rrënojnë shoqëritë botërore që po të gjykosh sipas motos së tyre çoroditëse thuhet; ‘’Për të zier një ve në gjendje janë të djegin tërë Romën’’!
”Rrena sa e madhe që të jetë, aq edhe besues do të ketë”, Adolf Hitler.
Dhe rinia si një Produkt trushpërlar e i akulturuar nga traditat kombëtare dhe fetare e i xhveshur nga dëshirat revolucionare do të operoj rrënueshëm në shoqerinë shqiptare kundër interesave morale të popullit në emër të demokracisë utopiste ‘’hepy-hepy’’, por në fakt që lufton vlerat e veta të larta duke u barazuar me kafshoren… Dmth, femijët tanë do ti rebelojnë kundër prindërve dhe traditave familjare, që është projekti i globalizimit antinjerëzor postmodern, që i shohim duke u shtuar çdo ditë e më shumë brenda shesheve tona duke kërkuar ligje abuzuese!
Dhe në Kuran thuhet; “Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve”, – 29:8!
Kurse Sami Frashëri dikur thoshte kështu: “Një popullI, nëse duash të mos përparojë, ia pengon arsimimin”, me këte rast e ke vrarë, shkatrruar, demoluar e zhdukur fare!…
Në fakt brenda OJQ-ve veprojnë missionarë fetar me religjiozitete të dyshimta por krahas tyre aty operojnë edhe pjesëtar të shërbimeve sekrete perëndimore me projekte sabotuese ndaj rrjedhës së arsimimit shoqëror që do bëhet pengues të integrimit ekonomik dhe politik të Shqiprisë ndërmjet veriut dhe jugut me trojet tjera shqiptare duke i lënë të dezintegruara nga trungu sepse në hierarkin e shtetit i kanë arritur të instalojn kukllat marionet me duart e tyre në çdo post të kyç të pushtetit politik që do paralizojnë çdo hapërim të mirëfillt e të dobishëm të shoqërisë që synon drejt zgjidhjes politike dhe ekonomike me progres e me stabilitet të sigurt duke ringritur vetveten nga stagnacioni dhe ngërçet statikopolitike që në vazhdimësi prodhon destabilizim agonues pa perspektiv me çështjet të ngrira shumë dekadeshe. E gjithë kjo me qëllim që tua harxhoj energjin e popullit në të kot derisa ata të akomodojn shtrirjen e tyre gjeopolitike mbi interesat tona kombëtare, si vjedhës të ardhmërisë sonë!
Prandaj nuk duhet tu besohet fjalëve të tyre qorazi por vetëm veprave praktike që ua zbulon qëllimet e tyre të pasme, kështu gjithnjë na ka gënjyer intuita jonë sepse ne u kemi besuar gjërave qorazi pa e kontrolluar atë që e besojmë në dritën e vërtetë…!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne