GJERGJI THANASI
Prezenca e OSBE-së në Tiranë me zulmë e bujë mbajti një konferencë në Tiranë për me demek përpjekjet e përbashkëta për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore në Shqipëri. Në konferencë krahas drejtuesit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë Sh.T. Del Monaco, merrnin pjesë edhe VIP-a të tillë si Sh.S. Ambasadorja Ekstedt, Sh.S. Ambasadorja Kim, Sh.T. Ambasadori Sorecca dhe zv/ministrja e mbrendshme zj. Kuko.
Në konferencë u tjerrën pa funde llogje Kavaje për luftën kundra trafikut të qenieve njerëzore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundra krimit të organizuar etj. etj. Përtej ortekut të fjalëve pabukë, që përmbytën konferencën na tërhoqi vëmendjen fakti që VIP-at e huaj lavdëruan qeverinë e Kryeministrit Edvin për përparime të bëra në luftën kundra trafikimit të qenieve njerëzore. Unë sigurisht që mund ta kuptoj Sh.T. Ambasadorin Sorecca të lavdërojë qeverinë për përparime në këtë fushë, sepse besoj fuqimisht që zv/miinistrja Kuko ia ka shpejguar në mënyrë të detajuar këto përpjekje anti trafik të qeverisë Rama, por ama nuk munmd të kuptoj korin e VIP-ave të tjerë në këtë drejtim. Vecanërisht nuk mund të kuptoj Sh.S. Ambasadoren Kim, e cila është mëse e informuar për disa risi përkeqësuese përsa i përket jo vetëm trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, por sidomos për lidhjet e këtij trafiku me krimin trasnacional! Me qëllim që t’i kthjelloj VIP-at e nderuar do t’ua shpjegoj në detaje (ndihmuar edhe nga trashëgimia e përralltarit Anderson), se cfarë petkash të reja të mrekullueshme, na paska veshur “Mbreti Erdohan”!!!!
Në trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri ka vetëm një ndryshim pozitiv. Për shkak të rënies së leverdisshmërisë së trafikimit me dhunë të vajzave e grave shqiptare për tu marrë me prostitucion, realisht kemi një ulje të konsiderueshme të numrit të të tilla femrave, që trafikohen me dhunë semaforeve të botës. Ky zhvillim nuk është meritë e qeverisë së Kryeministrit Edvin, por e rregullave të hekurta të ekonomisë së tregut. Tashmë trafikimi i femrave nga ish Bashkimi Sovjetik (sidomos nga Bjellorusia dhe Ukraina) si edhe nga Moldavia është shumë më me leverdi për mafien shqiptare, sesa trafikimi me dhunë apo me mashtrim i femrave shqiptare.
Ama 2-3 vitet e fundit kemi një përkeqësim të cdo aspekti tjetër të trafimimit të qenieve njerëzore. Do t’i marrim me rradhë:
- Trafikimi i shqiptarëve dhe jo vetëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Dy vitet e fundit trafikimi i shqiptarëve dhe jo vetëm drejt Anglisë pati jo vetëm shtim sasior por edhe a) sofistikim të mjeteve të trafikimit, b) “punësim” të shtetasve të BE-së dhe Izraelit si “hyzmetqarë” të Mafies shqiptare si edhe c) diversifikim të “trampolinave” të trafikimit.
Tashmë shqiptarët gjitnjë e më pak po i hipin në ecje kamionëve, që imbarkohen në tragete apo kalojnë në Tunelin e La Manshit, sepse kundrejt pagësës së shtuar mafia shqiptare u ofron jo vetëm shqiptarëve por edhe shtetasve nga vende të tjera metoda më të sigurta dhe më komode për të mbërritur në Angli si fjala vjen: mjete transporti si kamionë të modifikuar posacërisht për trafikim klandestinësh; peshkarexha dhe jahte madje edhe avionë të tipit ultra të lehtë. Për lexuesin po ofrojmë linket e disa shkrimeve, që ilustrojnë atë, c’ka shkruam më sipër për sofistikimin e mjeteve dhe punësimin nga mafia shqiptare të “hyzmetqarëve” jo shqiptarë:
https://www.eadt.co.uk/neës/suffolk-coast-belgian-fishing-boat-people-smuggling-arrests-6552454
https://www.bbc.com/neës/uk-england-dorset-56015631
https://www.thesun.co.uk/neës/4133796/gangsters-sneak-albanians-into-uk-aircraft/
https://www.bbc.com/news/uk-england-kent-53055083
Në linket e mëposhtme kemi shembuj se tashmë shqiptarët dhe jo vetëm po trafikohen drejt Anglisë nga krimi i organizuar shqiptar me mbështetje politike dhe në bashkepunim me krimin trasnacional jo vetëm nga vende të tilla si Belgjika, Holanda dhe Franca (me rrugë detare), por edhe nga Spanja, kryesisht Porti i Santanderit apo nga Portugalia, duke përdorur tragete të tipit Ro-Ro, apo edhe anije mallrash të tipit General Cargo. Me rrugë ajrore po bëhet trafikimi i shqiptarëve jo vetëm me avionë ultra të lehtë nga vendet e lartpërmendura, por edhe nga aeroportet spanjolle të Ishullit të Ibicës, apo të Ishullit të Gran Kanaries. Madje kohët e fundit po përdoren edhe aeroportet në Maltë e në Lisbonë. Trafikimi nga të tilla aeroporte bëhet duke i pajisur paraprakisht personat e trafikuar me dokumente false, sikur janë shtetas të vendeve të ndryshme anëtare të BE-së!
https://www.diariodefuerteventura.com/noticia/las-islas-orientales-y-la-conexi%C3%B3n-albanesa
- Shndërrimi i Shqipërisë në një “hub” të trafikimit të qenieve njerëzore
Fatkeqësisht Shqipëria është shndërruar në një “trampolinë” për trafikimin e qenieve njerëxzore drejt vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar si edhe drejt SHBA-së e Kanadasë. Kemi këto trende kryesore, që ose janë dicka e re ose janë përkeqësuar ndjeshëm këto 2-3 vitet e fundit:
- Shqiptarët me probleme me drejtësinë e një apo disa vendeve të BE-së, përfshirë ata të prekur nga masa e dëbimit, në mënyrë klandestine shkojnë nga Shqipëria në BE duke përdorur disa mënyra:
Imbarkohen në mnyrë ilegale në anijet apo peshkarexhat me flamur shqiptar apo edhe me flamurë të huaj (flags of convenience), që kanë tërësisht ose pjesërisht ekujpazh shqiptar. Imbarkimet bëhen nga cdo port shqiptar përgjithësisht drejt porteve italiane (Occhio Ambasciatore Sorecca!!!!!!!!!!!).
Pajisen me pasaporta biometrike shqiptare të prodhuara false nga sistemi për t’i shpëtuar kontrollit si persona të dëbuar në momentin, kur hynë në BE.
Kriminelë VIP shqiptarë përdorin skafet e gomonet e drogës për të hyrë në Itali bashkë me drogën, kryesisht në Plazhet San Cataldo dhe San Foca në Lecce, por edhe në pika të tjera të bregdetit italian. (Occhio Ambasciatore Sorecca)!!!!!!!!!!!!!!!!
Pjesëtarë shqiptarë e jo vetëm të trageteve, që punojnë në linjat detare Itali-Shqipëri imbarkojnë në bashkëpunim me elementë të Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, të tillë klandestinë në këto tragete, dhe më pas i ndihmojnë ata të penetrojnë në portet italiane pa u hyrë ferrë në këmbë.
- Të huaj me origjinë aziatike apo afrikane, që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptarnga Greqia, ndihmohen nga krimi i organizuar shqiptar, por edhe nga kriminelë ordinerë, që të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Evropës me rrugë tokësore apo detare.
Shqiptarët kryesisht shërbejnë si udhërrëfyes e taksistë për t’i dërguar këta të huaj nga kufiri greko-shqiptar drejt kufirtit Kosovë-Shqipëri apo Mal i Zi-Shqipëri.
Shqiptarët i ndihmojnë këta të huaj që të imbarkohen si klandëstinë në tragetet apo në kamionët, që imbarkohen në këto tragete me destinacion Italinë. Në këtë drejtim i vetmi ndryshim pozitiv është që Forca e Sigurisë Portuale Durrës përgjithsisht e kryen detyrën si duhet duke parandaluar një numër të madh tentativash të tilla, por në ndonjë rast ka edhe dështime spektakolare, që të bëjnë të dyshosh për raste korrupsioni, sidomos, kur edhe skaneri ultramodern në Durrës, nuk arriti të zbulojë 5 (pesë) copë klandestinë egjiptianë të fshehur në karrocerinë e një kamioni me destinacion Ankonën. Klandestinët u zbuluan nga GDF italiane (Occhio Ambasciatore Sorecca!!!!!!!!!!!!!). Linku për këtë trafik është si më poshtë:
https://www.anconatoday.it/cronaca/cinque-clandestini-porto-ancona-controlli.html
- Me jahte e motovelierë drejt Evropës
Shqipëria tashmë është shndërruar në një trampolinë për kalimin e klandestinëve kryesisht drejt Italisë me jahte e me motovelierë. Kuptohet të tillë klandestinë VIP bëjnë edhe pagesa VIP te mafia shqiptare dhe ajo transnacionale. Kryesisht ekujpazhet e të tilla jahteve përbëhen nga shtetas të vendeve ish pjesë e Bashkimit Sovjetik, por përjashtimisht ndër to ka edhe shtetas iranianë, apo izraelitë. Jahtet dhe motovelierët imbarkojnë klandestinët në portet shqiptare (madje edhe në ndonjë port ushtarak) e më pas i zbarkojnë në Itali kryesisht në apo pranë Santa Maria di Leucca ose Otrantos. Një veprim i tillë të krijon dyshimin e arsyeshmë për implikimin e organcve ligjzbatuese shqiptare në të tilla trafiqe. (linket: https://www.rainews.it/tgr/puglia/articoli/2020/11/pug-veliero-migranti-guardia-finanza-Leuca-b589ba61-595a-436e-a908-c4f087b57c85.html
https://www.lecceprima.it/zone/leuca/sbarco-migranti-scafista-santa-maria-di-leuca-8-marzo-2021.html).
Si për ironi të aktivitetit, që po diskutojmë në shkrimin tonë, ndërsa në Tiranë zhvillohej ky aktivitet në afërsi të Portit Crotone në Kalabri mbërrinte moto-veljeri i tretë brenda një jave me klandestinë (277 copë gjithsejt për të tre zbarkimet). Veljeri kishte ndaluar më parë, kuptohet për qëllime turistike dhe për bunkering në Portin e Sarandës (Sic!!!). Ky fakt provohet fare kollaj mjafton të krahasohet emri, flamuri dhe portregjisdtri I motoveljerit të fundit, që zbarkoi klandestinë në brigjet e bregdetiti afër Kozencës (Cosentino) të quajtura Cariati, me veljerin e regjistruar si “visitor” në Sarandë. Fundi i fundit edhe vetë ministri Klosi është kreënuar me rritjen në mënyrë eksponenciale të jahteve dhe moto/veljerave, që ndalojnë/vizitojnë Portin e Sarandës. Madje ky moto/veljeri plot klandestinë kapur në brigjet e Kalabrisë më rezulton se ka qenë shumë korrekt në pagesën e të tëra taksave dhe tarifave për shërbimet, që i janë ofruar në Portin e Sarandë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
- Aeroporti i ri i Kukësit
?????????????????????????????????????????????????????????????????????
- Jo vetëm trafik qeniesh njerëzore por edhe……
Mafia shqiptare për të maksimalizuar fitimet trafikimin e qenieve njerëzore e kombinon edhe me lloje të tejra trafikimi ose bën oferta të tipit “all inclusive” ose edche të tipit “ultra all inclusive”.
Fjala bie jo vetëm trafikojnë shqiptarë drejt Mbretërisë së bashkuar, por edhe u ofrojnë atyre që të paktën një pjesë së pagësës për këtë trafikim ta shlyejnë duke punuar si “agronomë” kanabisi9 apo edhe si hspërndarës e korrierë dorge në Angli. Shembuj të tillë i gjemë në linket e mëposhtme:
https://www.theguardian.com/ëorld/2019/jan/13/kings-of-cocaine-albanian-mafia-uk-drugs-crime
https://www.nationalcrimeagency.gov.uk/neës/drug-dealers-cocaine-conspiracy-dashed-by-cam-footage
Ofrohet shërbim jo vetëm trafikim qeniesh njerëzore, por edhe pajisja e tyre me dokumente të falsifikuara shqiptare, evropiane apo edhe amerikane e kanadeze, dokumente këto të prodhuara në Shqipëri apo të vjedhura nga banda shqiptare në Evropë e në Amerikë. Pra kemi të bëjmë me ofertë tipike “Ultra all inclusive”, deri edhe në sigurimine të ashtuquajturave “Safe house” në destinacion dmth në vendin evropian apo në Amerikë.
Bashkatdhetarët tanë jo vetëm luajnë rolin e “passeur” por me raste trafikojnë edhe drogë apo furnizojnë terroristët me armë, municione e lëndë plasëse tipik është rasti i Enkelejda Zaces 5 vjet më parë, rasti i kasapanës terroriste në Nica të Francës . (Linku: https://www.ilgiornale.it/neës/cronache/pista-italiana-strage-nizza-1288392.html)
Bashkëpunimi me terroristë e me ish terroristë (SIC!) Tashmë është provuar që Organizata ish terroriste MEK (Kulti Rajavi) të paktën në një rast ka trafikuar një ish anëtarin e saj nga Shqipëria në Francë nëpërmjet PKKK-së së bllokuar për shkak të karantinës Covid-19 të Qafë Botës. E kemi fjalën për rastin e Hadi Sani Khani një ish anëtar i Kultit Rajavi. Për këtë rast tepër problematik jo thjesht për Shqipërinë por edhe për alleatët e saj në NATO (Greqi dhe Francë) mund të konsultohen linket e më poshtme për më tepër infromacion:
https://iran-interlink.org/wordpress/ëhere-is-my-son-hadi-sani-khani/
https://iran-interlink.org/wordpress/maryamrajavi-mehdiabrishamchi-smuggled-hadisanikhalni/
Për të ngritur nivelin e humorit të lexuesve shkrimin tim po e mbyll me një pasazh të marrë nga fjala e Sh.S. Ambasadores Kim e mbajtur në aktivitetin, që u trajtua në shkrimin tonë!!!!!!!!!!!!!!
President Biden’s recent Executive Order concerning the Ëestern Balkans elevates the protection of human rights – and therefore the fight against human trafficking – to a national priority for the United States. Ëe intend to hold accountable those ëho are responsible for or complicit in serious human rights abuses in the Ëestern Balkans. It means that traffickers represent, to quote the language of the order, “an unusual and extraordinary threat to the national security and foreign policy of the United States.”