Sulejman Rexhepi thirret për të dëshmuar në prokurori mbi deklaratën e keqkuptuar

Prokuroria Publike pret të dëgjojë deklaratën e Sulejman Rexhepit.  Ajo konfirmon se kanë arritur dokumente nga Ministria e Brendshme dhe se ata kanë hapurë procedurë pasi Komiteti i Helsinkit ngriti padi penale kundër tij, njofton 24.mk.

“Rasti i është dorëzuar një prokurori publik kompetent i cili do të veprojë sipas kërkesës. Gjithashtu, kreu i Komunitetit Fetar Islamik është thirrur për të dhënë deklaratë në prokurori”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Për deklaratën e Reis Sulejman Rexhepit per popullin maqedonas pati reagime edhe nga qeveria dhe nga peshkopi Agatangel.

“A janë edhe ata të egër dhe pa identitet?” Për fat të keq, shoqëria maqedonase, të cilën përpiqemi ta ndërtojmë si multikulturore, ka toleruar njerëz të tillë për dekada, veprimet e të cilëve dëshmojnë për mungesën themelore të trajnimit të këtyre provokatorëve të papërshtatshëm”, tha peshkopi Agatangel.

Nga BFI thonë se deklarata e Rexhepit është nxjerrë nga konteksti dhe se në asnjë moment Rexhepi nuk përmend “maqedonasit”, kur fliste për një popull të egër dhe të paarsyeshëm pa identitet, ai do të thoshte banorët e fshatit Lazhec, ku ende nuk ka të ndërtuar një xhami.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne