Bota

Sulm me furgon e armë në Nju Jork, 2 viktima, 5 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën e pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion pranë pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston” në Nju Jork, të regjistruar rreth orës 15:20 me atë lokale.

Sipas dëshmitarëve makina u sul në një rrugë biçikletash dhe goditi këmbësorët dhe çiklistët para para se të fillonte të qëllonte me armë.

Një numër i madh policësh kanë shkuar në zonë , ndërsa raportohet se është arrestuar personi i dyshuar përgjegjës për sulmin.

OPINIONE