Sulm me armë në SHBA, 5 të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në qytetin Springfield në shtetin Missouri të SHBA-së.

Në një një deklaratë nga drejtoria e policisë së Springfield, njoftohet se një agresor me armë, pasi ka hyrë në një pikë karburanti ka qëlluar punonjësit dhe klientët duke vrarë 3 persona.

Në konfliktin e përjetuar pas ardhjes së policisë në vendin e ngjarjes mësohet se humbën jetën edhe 2 policë ku njëri humbi jetën në vend, ndërsa polici tjetër i plagosur teksa dërgohej për në spital.

Ndërkohë agresori humbi jetën nga një plumb i dalë prej armës së tij brenda objektit.

Zyrtarët kanë dhënë informacionin se ende nuk janë në dijeni për arsyen e sulmit me armë dhe se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne