Sulm me autobombë në Tel-Abyad të Sirisë

Terroristët e PKK/YPG-së kryen një sulm me autobombë ndaj civilëve në qendër të qytetit Tel-Abyad të Sirisë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se terroristët e PKK/YPG-së edhe njëherë morën në objektiv civilët dhe kryen një sulm me autobombë në qendër të qytetin Tel-Abyad.

“Në sulmin me autobombë që vrasësit me duart e përgjakura kryen në qendër të Tel-Abyadit në orën 12.15 sipas orës lokale nuk pati humbje në jetë dhe të plagosur”, thuhet në komunikatë.

Në mes tjerash bëhet e ditur se është kapur aktori i sulmit, ndërsa thuhet se lufta kundër terrorit po vazhdon me vendosmëri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne