Lavrov: Rusia dhe ShBA nuk kanë marrëveshje të fshehtë për vendet e evakuuar nga terroristët në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Segey Lavrov bëri të ditur se vendi i tij nuk ka bërë ndonjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me vendet e evakuuar nga organizatat terroriste në Siri.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me homologun e tij nga Burundi, Ezechiel Nibigira në kryeqytetin Moskë, ministri Lavrov iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) nëse ekziston apo jo një marrëveshje e fshehtë midis Rusisë dhe ShBA-së për verilindjen e Sirisë.

Duke vënë në dukje se vendi i tij nuk ka bërë ndonjë marrëveshje me ShBA-në për vendet e evakuuar nga organizatat terroriste në Siri ministri Lavrov tha: “Nuk mendoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje me ShBA-të sot”.

Shefi i diplomacisë ruse tha se prania e ShBA-së në Siri është e jashtëligjshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Nuk do të ishte konstruktive dhe produktive të ndiqni politikë afatgjate me një vend që është në kundërshtim me çështjen e përmirësimit të situatës dhe sigurimin e integritetit territorial në Siri. Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë arsye për të kërkuar bashkëpunim jashtë memorandumit të mirëkuptimit të arritur në Soçi mes Turqisë dhe Rusisë. Ky memorandum është duke u zbatuar shumë qartë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne