Sulm ndaj 4 xhamive në Birmingham

Gjithsej katër xhami në qytetin Birmingham të Britanisë së Madhe ishin cak i sulmit me tokmak (vare) natën e kaluar ndërsa në hetimet rreth rastit është përfshirë edhe skuadra e antiterrorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia në mëngjes njoftoi se në ora 2:30 pas mesnate ka pranuar një thirrje se një sulmues me tokmak ka kryer sulm dhe ka thyer xhamat në njërën xhami.

Sulmi ndaj xhamisë tjetër ndodhi 42 minuta më pas ndërsa patrullat policore më pas zbuluan se edhe dy xhami të tjera janë dëmtuar në të njëjtën mënyrë.

Policia përmes një njoftimi thotë se besojnë se sulmet janë të lidhura në mënyrë direkte.

Organet kompetente janë duke kryer hetimet dhe po mbledhin prova që do të çonin deri tek autori.

Drejtori i Policisë, Dave Thompson tha se pas sulmit terrorist të javës së kaluar ndaj dy xhamive në Zelandë të Re, në Britani është intensifikuar bashkëpunimi mes policisë dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare për të rritur masat e sigurisë.

“Në këto momente të vështira e rëndësishme është që të jemi unik kundër atyre që tentojnë të ndjellin frikë dhe pasiguri në shoqëri”, tha Thompson.

Duke theksuar se motivi i sulmit është subjekt i hetimit, Thompson tha se policia dhe ekipet e antiterrorit janë duke punuar së bashku në gjetjen e autorëve të sulmit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne