Britania ikën nga BE dhe vjen Shqipëria? Pyetja që nervozoi Martin Schulz

Ish-kryetari i Parlamentit Europian Martin Schulz ka folur për situatën në Bashkimin Evropian. I ftuar në emisionin “Maischberger” në televizionin gjerman ARD ai është nervozuar kur është diskutuar për hyrjen e Shqipërisë në BE.

I pyetur se cili do të jetë partneri i fortë i Bashkimit Europian, duke qenë se Britania po del nga unioni dhe shtete si Shqipëria po futen. “Është kjo Europa që duam?”, u pyet Schulz në emision.

“Tani më nervozuat”, është përgjigjur Martin Schulz duke tundur shpatullat. “Mënyra se si e thoni është krejt e gabuar. Do të duhen edhe shumë vite deri sa Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Për shembull, bisedimet e Turqinë kanë nisur që në mesin e viteve ’60. Le të flasim vetëm për Brexit më mirë”, ka thënë Schulz, raportojnë mediat gjermane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne