Sulm terrorist në Silopi, vriten 4 punëtorë

Terroristët e PKK-së vazhdojnë të marrin në shënjestër civilët e pafajshëm.

Si pasojë e shpërthimit që ndodhi gjatë kalimit të një furgoni që transportonte punëtorë në nënprefekturën Silopi humbën jetën 4 punëtorë.

Prefektura deklaroi se ngjarja kishte qenë sulm terrorist.

Sipas komunikatës së prefekturës eksplozivi i improvizuar, që vlerësohet se ka qenë i vendosur në rrugë më herët nga terroristët e PKK-së separatiste, është aktivizuar dhe shpërthyer në momentin që ishte duke kaluar mjeti i transportit të punëtorëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne