(Video) IKMT prish 6-katëshin në gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës, objekti i reziston eksplozivit por rrëzohet nga fadromat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot nje objekt gjashtë katësh, i cili ndodhej ne gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë shpërthimit të kontrolluar, u perdorën 3 kilogramë lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela (vrima) në trupin e objektit. Procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit (karabina) dhe sasia e pakët e lëndës plasëse (shkak të objekteve të tjera të aferta) solli mos prishjen e objektit gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Megjithatë sipas specialisteve të IKMT mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë.

/BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne