Sulm terrorist në Tel-Abyad, njoftohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Të paktën 13 civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me bomba terroriste në një treg në Tel-Abyad në kufirin e Sirisë me Turqinë.

Në qendrën e nënprefekturës së pastruar nga terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK ndodhi një sulm me autobombë në një treg të Tel-Abyadit. Në sulm u vranë 13 civilë, ndër të cilët edhe fëmijë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri një deklaratë në lidhje me sulmin në Al-Abyad.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë sulm çnjerëzor të terroristëve të PKK/YPG me duar të përgjakura, që sulmuan me autobombë civilët e pafajshëm të tel-Abyadit, të cilët janë rikthyer në shtëpitë dhe tokat e tyre falë operacionit Burimi i Paqes”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne