Sulmet ajrore saudite vrasin 5 civilë në Jemenin perëndimor

Sulmet ajrore të Arabisë Saudite ndaj Al Hudaydah, në Jemenin perëndimor kanë vrarë 5 civilë dhe plagosën 5 të tjerë, njoftoi media arabe.

Sipas Al Mayadeen, Ministria e Shëndetësisë e Jemenit njoftoi të shtunën natën se koalicioni amerikano-arab sulmoi sheshin Al-Rabseh, Al Hudaydah.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Yahya Saree tha pavarësisht bisedimeve të paqes të cilat janë duke u zhvilluar në Suedi, koalicioni saudit ka kryer sulme të paprecedente mbi Jemenin.

Kanali televiziv jemenas ‘Al-Masirah’ njoftoi se sulmi ajror i Arabisë Saudit vrau 6 vetë dhe plagosi 10 të tjerë.

Të shtunën, katër peshkatarë jemenas u vranë në sulmin e Sauditëve ndaj Al Hudaydah.

Arabia Saudite dhe një numër i aleatëve të saj rajonal nisën një fushatë shkatërruese ushtarake kundër Jemenit në mars të vitit 2015, me qëllim që qeveria e Mansour Hadi të kthehej në pushtet dhe të shkatërronte Lëvizjen Houthi Ansarullah të vendit.

Rreth 16,000 jemenas janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i agresionit të udhëhequr nga Sauditët.

Sulmet e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Saudite kanë dështuar të ndalojnë Jemenin që të rezistojnë ndaj agresionit.

Më parë, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Xhevad Zarif në një mesazh shprehu mbështetjen e Iranit për bisedimet brenda Jemenit për të zgjidhur krizën.

“Irani mbështet bisedimet e ardhshme brenda Jemenit në Suedi. Të gjitha palët duhet të hyjnë në angazhim konstruktiv dhe përgjegjës për t’i dhënë fund krizës në Jemen. Bota ka përgjegjësi historike për të mbështetur dialogun duke përfshirë ndalimin e armatosjes së agresorëve, “shkroi Zarif në llogarinë e tij në Twitter.

Burimi : IRNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne