Sulmet e Izraelit kundër Iranit, reagon Turqia: Ky është një agresion barbar, nuk ka justifikim…

Nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet në Turqi Omer Celik, e dënoi ashpër sulmin e Izraelit ndaj Iranit, duke e quajtur atë një “sulm të paligjshëm” pa legjitimitet apo justifikim. “Ne e dënojmë këtë sulm të paligjshëm me fjalët më të ashpra. Sulmi izraelit nuk mund të ketë legjitimitet apo justifikim. Ky është agresion barbar”, tha Celik në një postim në rrjetet sociale .

Celik deklaroi se Izraeli i ka shtuar edhe një tjetër “sulmeve të tij të egra dhe barbare që i vënë flakën të gjithë rajonit”. Ai theksoi se bota duhet t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me pasojat e veprimeve të qeverisë Netanyahu duke deklaruar: “E gjithë bota duhet t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Presidentit tonë në lidhje me pasojat e veprimeve gjenocidale të qeverisë Netanyahu”.

Çelik paralajmëroi se agresioni izraelit përbën një kërcënim për të gjithë botën dhe bëri thirrje për një përgjigje ndërkombëtare. “Agresioni izraelit është një kërcënim për të gjithë botën. E gjithë bota duhet të marrë masa konkrete të përbashkëta kundër tij”, deklaroi ai.

Sulmet thuhet se vranë gjithashtu Gjeneralin Gholam-Ali Rashid dhe dy shkencëtarë bërthamorë, Mohammad Tehranchi dhe Fereydoon Abbasi. Televizioni shtetëror iranian raportoi se të paktën 50 persona të plagosur, përfshirë 35 gra dhe fëmijë, u transferuan në Spitalin Chamran në Teheran./ Turkey Today

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne