Sulmet izraelite/ Të paktën 43 palestinezë humbin jetën në 24 orë në Gaza

Ekipet e shpëtimit në Gaza kanë thënë se të paktën 43 persona janë vrarë në zonë të premten nga forcat izraelite, përfshirë 26 pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash.

Mohammad al-Mughayyir , drejtor i furnizimeve mjekësore në agjencinë e mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza , tha për Agence France-Presse: “43 martirë kanë rënë si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm, 26 prej të cilëve prisnin ndihmë humanitare”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne