Sulmi i terroristit kristjan që u frymëzua nga Skënderbeu mund të kishte pasur bilanc edhe më tragjik

Sulmi i terroristit kristjan që u frymëzua nga Skënderbeu mund të kishte pasur shumë më tepër viktima. Dëshmitarët kanë pohuar se ka qenë një burrë ai që me guximin e tij u ka shpëtuar jetën dhjetëra personave të pranishëm, teksa i ka marrë armën nga duart një prej autorëve të masakrës.

Disa orë pasi 49 njerëz u qëlluan prej vdekje në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, dëshmitarët përshkruan se si një punonjës i ri në njërën xhami rrezikoi jetën e tij teksa u përpoq ta ndalonte personin që po qëllonte me armë.

 

 

I mbijetuari Syed Mazharuddin tha se ai po lutej me të paktën 60-70 njerëz në xhaminë Linwood, kur dëgjoi të shtënat.

Njerëzit filluan të ulërisnin kur autori u shfaq në hyrje, raporton Sky News.

“Në hyrje të xhamisë kishte të moshuar që po faleshin dhe ai nisi t’i qëllonte ata me armë. Ishte një grua që po thërriste për ndihmë dhe ai e qëlloi drejt e në fytyrë. Në atë moment ishte një djalë i ri i cili zakonisht kujdeset për xhaminë dhe ndihmon me parkim dhe sende të tjera, i cili pa një mundësi dhe ai u turr tek terroristi vrasësi dhe kapi armën e tij. Heroi u përpoq ta ndiqte… ai vrapoi pas tij, por kishte njerëz që prisnin atë në makinë dhe ai iku.”

Mazharuddin tha se një prej miqve të tij kishte vdekur në vendngjarje dhe një tjetër ishte duke u gjakosur rëndë, ndërsa ai u përpoq të kontaktonte shërbimet e urgjencës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne