Sulmi nga Hamasi, kryeministri palestinez: Mbështetja verbërisht e Izraelit, leje për vrasje

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh tha se ai nuk do  dënojë sulmin e Hamasit që vrau mbi 1000 njerëz më 7 tetor, sepse mbështetja verbërisht e Izraelit është një leje për vrasje.

”Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të mos shkojnë në atë drejtim. Historia palestineze nuk fillon më 7 tetor. Katastrofa palestineze ka qenë atje për 75 vjet, dhe ne kemi qarë me zë të lartë dhe kemi bërtitur me zë të lartë dhe qartë se kemi nevojë për një zgjidhje”,-tha Shtayyeh.

Ai vazhdoi duke thënë se dënimi duhet të jetë (për) vrasjen e çdo civili, çdo qenie njerëzore që nuk meriton të vdesë. Ne duhet ta dënojmë këtë. Shtayyeh pohoi se ndjenja e popullit izraelit është një ndjenjë hakmarrjeje.

”Izraeli nuk është nën kërcënim ekzistencial dhe unë mendoj se Shtëpia e Bardhë, (Presidenti Joe Biden) duhet t’u bëjë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë së bashku (për) një zgjidhje paqësore”,-tha ai./kohajone

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne