Sulmi terrorist me katër të vrarë, qeveria austriake mbyll dy xhami në Vjenë

Pas sulmit terrorist në Vjenë, Ministrja e Kulturës Susanne Raab dhe Ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftuan mbylljen e dy xhamive radikale të premten pasdite.

Vrasësi i Vjenës ishte aktiv në dy institucione të tilla në kryeqytet dhe ka të ngjarë të jetë radikalizuar atje.

Njëra prej tyre, e vendosur në Meidling, ishte subjekt i Komunitetit të Besimit Islam (IGGÖ).

Sipas gazetës austriake “Krone”, policia tashmë ka kryer një hetim në xhaminë “Meidling” në Vjenë. Ende nuk dihet nëse janë bërë arrestime dhe sa.

Mbyllja e menjëhershme është në interes të sigurisë publike, siç shpjegoi Raab. Mediat vendase raportojnë se gjatë ditës do të ketë një konferencë për shtyp me Ministrin e Brendshëm austriak, i cili dot të japë më shumë detaje mbi çështjen.

Një terrorist islamik, me origjinë shqiptare i identifikuar si Kujtim Fejzullai vrau katër persona të hënën në mbrëmje në Vjenë dhe plagosi rreth 20 të tjerë. Autori u eliminua nga forcat speciale austriake pak minuta më vonë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne