Sulmi terrorist në Turqi, PKK merr përgjegjësinë: Një akt sakrifice kundër Ministrisë së Brendshme!

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.

PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne