Sulmohet një tjetër xhami në Gjermani

Në një xhami në Ulm, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është hedhur koktej molotovi.

Pas sulmit të kryer pas mesnate mbi xhaminë e Bashkësisë Islame Milli Gorus (IGMG), u shkaktua zjarr i cili u shua para se të përhapej.

Nuk dihet kush e ka kryer sulmin mbi xhaminë, i cili në këtë faltore shkaktoi dëm të konsiderueshëm. Sulmuesit janë arratisur, ndërsa në afërsi të xhamisë janë gjetur koktejt të papërdorur molotovi.

Ish-kryetari i shoqatës përgjegjës për xhaminë, Isa Baykus, tha se policia dhe zjarrfikësit ishin të informuar për sulmin dhe se katastrofa ishte penguar.

“Policia kreu hetimet. Nga autoritetet presim që sulmuesit sa më parë të gjenden dhe të dënohen”, tha Baykus.

Drejtori i departamentit për punë të jashtme të Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), Zekeriya Altug, deklaroi javën e kaluar se në Gjermani kanë ndodhur 27 sulme ndaj xhamisë që nga fillimi i vitit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne