Sulmohet përsëri xhamia në Bremen të Gjermanisë

Xhamia Fatih në Bremen të Gjermanisë, e lidhur me bashkësinë Opinioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG) është bërë objekt i sulmeve islamofobike për të dytën herë brenda gjashtë muajve.

Persona të pa identifikuar kanë shkruar në muret dhe derën e xhamisë fraza ofenduese dhe anti-islame.

Sulmuesit kanë shkruar shprehje të ngjashme edhe në muret e qendrës arsimore, e cila është në ndërtim e sipër në pjesën e pasme të xhamisë.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Fatih, Zekai Gumus, duke rikujtuar se xhamia ka qenë objektiv i sulmeve raciste edhe më parë, Ai tha: “Sërish policia mbajti procesverbalet dhe iku. Nuk mendojmë se edhe në këtë sulm do të ketë ndonjë gjë ndryshe. Ne dënojmë ashpër këto sulme të kryera kundër myslimanëve, dhe kërkojmë që autorët të gjenden sa më parë”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne