Shqiperia

VIDEO/ Denoncimi që nxjerr zbuluar “Lalin”: Loja e pisët e kryebashkiakut me parqet

Bilancii Veliajt me parqet e lojrave për fëmije: “Gjeti një park të madh dhe ka aktualisht gjysem parku të shkatërruar”

Një ditë nuk na u shfaq Erion Veliaj (Betoni) me lopate, por ushtria e PR në bashki kishte shpërndare një artikull të “The Guardian” ku e cilësonte Tiranen qytet miqësor me fëmijet. Asgje për tu marr seriozisht kur shikon që ishte artikull i sponzorizuar dhe kur e jeton përdite Tiranen.

Le të marrin Parqet e mëdha të lojrave për fëmije në Tirane. Kur Veliaj erdhi në pushtet ishte nje park i madh tek rruga Elbasanit dhe quhej 7 Xhuxhat. Sot ai park nuk është më, në vend të lojrave për fëmijeve, të pemeve, të ujit, aty ka beton dhe behet gati të ngrihet një perbindesh betoni. Në video gjeni si ishte dhe si është sot.
Veliaj ndërtoi me 7 milion dollar një park lojrash me beton, zhavor e hekur tek parku i madh i liqenit. Demtoj seriozisht habitatin e liqenit por as kjo masaker nuk e beri më park dinjitoz lojrash për fëmije Tiranen. Agjensia e parqeve dhe rekreacionit e Blendi Gonxhes merr një fond prej 475.5 milion lekë të reja nga të cilat 159.6 milion lek të reja për shpenzimet me detyre mirëmbajtjen. Por pavarësisht gjithë atyre parave të ndertimit dhe ketyre te mirembajtjes, parku i lojrave është në nje gjendje të mjerueshme. Është një gjysem park i shkatërruar, ku fëmijet më shumë mund të dëmtohen sesa të kënaqen. Pamjet e realitetit janë marre me veshtiresi nga djemte e ekipit duke u penguar nga policia bashkiake. Mesa duket kanë urdhër ti bëjnë roje betonit që degradohet cdo ditë.

Tapeti jeshil që kishte shtruar të mbulonte betonin dhe zhavorin është prishur dhe betoni është në kembet e femijeve. Koshat e basketbollit, rrjetet, gjithcka është prishur, është hequr dhe nuk funksionon. Shinat për një tren betonizuan një pjese të mirë në liqen por ai tren nuk u nis kurrë në ditët e zakonshme për femijët dhe nuk fuksionon. Ai tren funksionoj vetem per dy reklama të Veliajt. Në video keni si ishte në propaganden e Erionit dhe si është gjendja sot. Parate janë hedhur dhe hidhen ende, natyra është shkatërruar por fëmijet nuk e kanë një park të vlefshëm. Parate që harxhohen janë të qytetarve të Tiranes, natyra që shkaterrohet është e qytetareve të Tiranes, femijët që nuk kane asnjë park të madh me lojra jane femijët e Tiranes.

Kështu është Tirana miqësore me femijët?!

VIDEO

OPINIONE

INTERVISTA