Sulmuan panairin e Librit në Durrës, Shoqata Asila kërkon ndjekje penale për anëtarët e MEK: Koha të ndëshkohen sipas ligjit

Shoqata “Asila” kërkon ndjekjen penale të anëtarëve të muxhahedinëve të MEK që ndodhen në Kampin SHRAF 3 në Manzë të Durrësit që prishën panairin e Librit vitin e kaluar dhe dhunuan stendën e vendosur nga kjo shoqatë në këtë panair.

Përmes një kërkese për informacion drejtuar Policisë së Durrësit, Shoqata Asila kërkon të vihet në dijeni se çfarë ka ndodhur me anetarët e dhunshëm të MEK.

Në shkresën e firmosur nga kryetari i Shoqatës Dashamir Mersuli dhe Sekretari i Pergjithshëm Gjergji Thanasi citohet edhe deklarimi i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e veprimtarive politike dhe të dhunshme nga Shqipëria.

Statusi i Plotë i Gjergji Thanasit

Ne emer te Shoqates Asila kryetari z. Mersuli dhe une si sekretar i pergjithshem kerkojme ndjekje penale per anetaret e Kultit Rajavi (iranianet ne Manez), qe ne 17 gusht 2022 sulmuan vandalisht Panairin e Librit ne Durres.
Ndersa kryeministri Edvin ngul kembe qe Kultit Rajavi i ndalohet te zhvilloje ne Shqiperi aktivitet politik, anetaret e Kultit sulmuan dhunshem nje aktivitet kultural legal te mbeshtetur nga Bashkia Durres dhe nga Ministria e Kuktures. Aktiviteti u sulmua vetem se Shoqata Asila merrte pjese ne te me nje stende modeste me libra te botuara prej saj.
Ka ardhur koha qe organet ligjzbatueee shqiptare te nderhyjne me forcen e ligjit per te neutralizuar cdo kercenim, qe i vjen sigurise kombetare te Shqiperise nga aktivitetet, qe zhvillon Kulti Rajavi brenda e jashte Kampit Ashraf 3 ne Manez!!!!!!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne