Superstruktura e re e PS, Rama-socialistëve: Nuk preken gratë në bashki

Një ditë pasi ndau me kryesinë superstrukturën e re politike të drejtimit të Partisë Socialiste nga veriu në jug, Rama mblodhi drejtuesit politikë, deputetët dhe përfaqësuesit socialistë të qarqeve të veriut.

Burime nga takimi i thanë A2 CNN se Rama ka marrë në dorë drejtimin politik të veriut të Shqipërisë dhe ndër porositë e para ka kërkuar nga kryetarët e rinj të bashkive, të kënë kujdes me spastrimet në bashki.

“Asnjë grua nuk do të largohet nga vendi i punës dhe ata që do të qëndrojnë, do të jenë sipas meritës. Ne nuk shohim përkatësitë politike, kush meriton të qëndrojë në punë, do qëndrojë”, mësohet të ketë qenë mesazhi i Ramës.

Vëmendje Rama ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit edhe për procesin e konstituimit të këshillave bashkiake, për të mos vonuar asnjë ditë betimin e kryebashkiakëve të rinj. Ndër të tjera është diskutuar edhe për organizimin e partisë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, e ndërsa në shtator të gjitha strukturat pritet të rifreskohen pas zgjedhjeve në parti./a2news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne