Supremacia katolike: Lucia Nadin dhe Instituti Italian i Kultures sponsorizojne turkofobi dhe islamofobi

Lucia Nadin dhe Instituti Italian i Kultures sponsorizojne turkofobi dhe myslimanofobi duke botuar ‘statutet e shkodres’ mbi mundjen e bandave venedikase ne Shkoder nga turqit fitimtar. Ama historia shtremberohet dhe tregohet sikur turqit munden shqiptaret dhe jo venedikasit.

Me poshte artikulli i plote i botuar ne Panorama:

Teksti më i hershëm legjislativ në trojet shqiptare prezantohet sot në variantin e vet origjinal. Bëhet fjalë për Statutet e Shkodrës, studimi i të cilave sjell një informacion të pasur për mënyrën e organizimit të shoqërisë, së zgjidhjes së problemeve, por edhe të dhëna me karakter kulturor, për territorin ku jetonin shqiptarët në periudhën e Mesjetës, fokusuar në zonën e Shkodrës.

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare shqiptare dhe botimet “IDK”, prezantojnë sot në BK botimin anastatik në edicion me vlerë të Statuteve të Shkodrës, nga gjysma e parë e shek XIV, me shtesat deri me 1469 të përkthyer në gjuhën shqipe, me ese hyrëse nga Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufi.

Statutet e Shkodrës janë tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300-s, që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479. Statutet e Shkodrës përbëjnë një “monument të vërtetë të Shqipërisë Mesjetare”, vlera e të cilave, megjithatë, shtrihen edhe në historinë e bregdetit lindor të Adriatikut dhe marrëdhënieve të tij me Venecian dhe me fuqitë e mëdha në këtë zonë, në kuadër të ekuilibrave të mëdha ndërkombëtare.

Statutet kanë gjithashtu vlerën të jenë teksti më i vjetër legjislativ i prodhuar në territorin shqiptar deri më sot dhe përbën një dëshmi e qartë të asaj Shqipërie bregdetare, që na kujton një udhëkryq të jashtëzakonshëm të kulturave dhe popujve. Shumë prej kapitujve të tekstit janë ende, çuditërisht, aktualë. Veçanërisht kur ata flasin, për shembull, për respektin ndaj të huajit, për moralin e nevojshëm në menaxhimin e çështjeve publike, për mbrojtjen e vlerës së lirisë.

Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias, në transkriptimin “luksoz” të shek. XVI, i promovuar nga komuniteti shkodran rezident në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995. Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002, me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.

STUDIUESJA

Pas një leksioni të hapur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Lucia Nadin
u nderua dje me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Nadin, me formim humaniste, me mësimdhënie në shkolla të niveleve të ndryshme, me detyra në universitetet e Venecias dhe Padovës, si dhe në strukturat veneciane të formimit arsimor, ka qenë, me mandat nga Ministria e Punëve të Jashtme, lektore e Gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Shtetëror të Tiranës, duke mbuluar mësimdhënien e Letërsisë italiane nga viti akademik 1994-1995 deri në vitin akademik 1988-1999.

Në të njëjtat vite të aktivitetit në Shqipëri i janë caktuar detyra shtesë jashtë fushës akademike në Institutin Italian të Kulturës dhe në Zyrën Kulturore të Ambasadës Italiane në Tiranë.

Në njëzet vitet e fundit të studimit dhe aktiviteteve kërkimore ka ofruar, në fushat e veçanta të letërsisë italiane dhe kulturës veneciane, tematika të historisë së çështjeve të Adriatikut dhe, në veçanti, të historisë së marrëdhënieve mes Serenissima-s dhe Shqipërisë, midis Mesjetës dhe Epokës Moderne, me rezultatet e gjetjet befasuese në arkivat veneciane të faqeve të shumta historike të pabotuara mbi Shqipërinë: duke filluar nga teksti i lashtë i statuteve të katërmbëdhjetës së Shkodrës, për të arritur në dokumentacionin mbi migrimin e madh të ‘400 dhe ‘500, si dhe vepra nga botues, shkrimtarë, artistë me origjinë shqiptare në tokat e Republikës së Venedikut, deri te rigjetja e një tragjedie mbi Skënderbeun e shek. XVII, e cila kishte humbur. Si mirënjohje ndaj këtyre rezultateve i është dhënë, nga qyteti i Shkodrës, medalja “Qytetare Nderi” në vitin 2010 dhe nga Presidenca e Republikës Shqiptare çmimi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në vitin 2015.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne