Tahiri flet për raportet me Ramën: Kam kohë që nuk flas me të, por…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pyet në emisionin “Opinion” për raportet e tij aktuale me kryeministrin Edi Rama. Tahiri tha se prej kohësh nuk ka pasur kontakte me kreun e qeverisë.

“Ka interes publik si i kam unë marrëdhëniet me Ramën? Unë e shoh të parëndësishme këtë për yshtjen për të cilën jam nën hetim dhe për të cilën kam, ardhur të përgjigjem. Nuk do të doja kurrë që cilado marrëdhënie e imja të kishte ndikim te ky proces sepse do të më kufizonte mua lirinë dhe nuk ka lidhje me gjë tjetër.

Me kryeministrin dhe kryetarin e partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrimin tim dhe e kam njoftuar për këtë vendim që erdhi nga Italia” – tha Tahiri. Prej kohësh Tahiri dhe Rama kanë shkëmbyer kunja në distancë. Rama e sulmoi për rezultatin e arritur në Tiranë ndërsa Tahiri për mënyrën se si mazhoranca e trajtoi çështjen e tij.

Burimi: LAPSI.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne