Shqiperia

Berisha zbulon bisedën me Bashën në 2013-ën: Do bashkëpunonim me Ramën nëse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë një bisedë që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013-ës. Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin do të bashkëpunonin me të për çështje të integrimit.

“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013-ën. Kemi thënë që se nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosnim një bashkëpunim sa u përket çështjeve të integrimit në BE.
Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: “Ty të amnistuan shqiptarët”. Unë ia dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë që “nëse i këput ato lidhje do t’i shërbesh vendit tënd”, – tha Berisha në një intervistë në emisionin “Debati” në Channel One.

Sa i takon drejtimit të PD-së nga Basha, Berisha tha se me zgjedhjen e Bashës ndryshoi edhe gjenerata.

“Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata. Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit”, – u shpreh ish-kryeministri.

Burimi: LAPSI.al

OPINIONE