Takim me një zyrtar të UNHCR Albania

Në një takim në Tiranë mes UNHCR-së (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë) – RAMSA (Shërbimet e Refugjatëve dhe Migrantëve në Shqipëri) dhe fondacionit Sahar Family, një zyrtar foli për gjendjen e familjeve të anëtarëve të Organizatës Mojahedin-e Khalq (MEK ose kulti Rajavi) dhe të ish-anëtarëve të grupit. Ai i tha se aktualisht janë rreth 230 anëtarë të MEK-ut të cilët dëshirojnë të ndahen nga organizata në Tiranë. Disa prej tyre mbahen nga MEK në një vend në Portin e Durrsit në Shqipëri .

Këta individë, pavarësisht kërcënimeve dhe premtimeve të Merjem Rajavit, refuzojnë me cdo mënyrë të qëndrojnë në kult dhe janë të vendosur të fitojnë lirinë e tyre pa marrë parasysh koston. Maryam Rajavi ka kërcënuar se nuk do të marrin asnjë ndihmë sapo të largohen. Është e qartë se kulti dëshiron ti mbajë larg që të mos kenë ndonjë kontakt, madje as kontakt vizual, me anëtarët aktualë, sepse friksohet se prania e tyre në Tiranë, duke jetuar jashtë organizatës do të ndikojë negativisht në anëtarët e mbetur, gjë që çon në më shumë paknaqësi.

Në takim, Sahari i shpjegoi zyrtarit se aktualisht ka rreth 240 individë që jetojnë jashtë grupit për të cilin MEK kishte bërë më parë një marrëveshje me UNHCR-në për shpërndarjen e ndihmave të tyre. Megjithatë, disa kohë më parë kulti filloi të shkurtojë këtë lehtësim për disa individë duke përdorur justifikime të ndryshme. MEK, në këtë kohë u ka thënë gjithe këtyre individëve se nuk do paguajë më njeri që këtej e tutje. Ky veprim ka provokuar kundërshtime dhe ankesa të forta në mesin e ish-anëtarëve. Kjo gjithashtu ka shkaktuar shqetësime serioze në qeveri dhe në mesin e qytetarëve të Tiranës të cilët janë të ndjeshëm ndaj sjelljes së çuditshme të këtij grupi.

Zyrtari shpjegoi se RAMSA (Shërbimi i Refugjatëve dhe Migrantëve në Shqipëri) do të zhvillojë një takim urgjent këtë muaj për tu marrë me gjendjen e ish-anëtarëve dhe tha se shpresonte që do të merreshin vendime pozitive për të mbështetur ata që kishin dalë nga MEK-u në Tiranë. MEK ka informuar tashmë RAMSA-n se ata nuk do të paguajnë asnje prej atyre që janë larguar nga organizata.
Çështje tjetër e diskutuar, për të cilën ata me sa duket ishin ne dijeni, ishte se disa anëtarë aktualë të grupit, megjithëse kanë nënshkruar marrëveshje besnikërie për të qëndruar në MEK, kanë këmbëngulur se do të largohen nga grupi nëse ka diskutime rreth lëvizjes në një tjetër vend të izoluar te ngjashëm me Ashraf Garrison në Irak. Zyrtari pranoi se MEK po përjeton një situatë të tmerrshme në Tiranë ku kushtet per anetaret po përkeqësohen dita ditës dhe po bëhen të padurueshme.

Duke pranuar rrezikun për të mos qenë në gjendje të kthehej në Paris, Maryam Rajavi bëri udhëtimin e saj të dytë në Shqipëri për të zgjidhur situatën katastrofike të grupit, për të lehtësuar tensionet e brendshme dhe për të bindur njerëzit që të kalojne në bazën e largët.
Gjithkush që është pak i njohur me situatën e kultit Rajavi në Shqipëri pajtohet që MEK-u është duke u copëtuar shumë shpejt. Shumë prej tyre kanë dëshmuar se gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur më shumë zhvillime të dëmshme brenda grupit sesa në gjithe ato vite në Irak dhe shumë besojnë se kjo është për shkak të përpjekjeve të bëra nga familjet dhe anëtarët e mëparshëm.

Raportet tregojnë se takimi i fundit mes Maryam Rajavi dhe senatorëve amerikan në Tiranë u zhvillua për shkak të përkeqësimit të papritur të situatës së organizatës në Shqipëri. Dhe kjo ishte edhe për shkak të presionit nga qeveria shqiptare e cila është ankuar se premtimet e bëra nga Amerika më parë nuk ishin përmbushur. Është raportuar se takimi i senatorëve ishte një lloj fajësimi mbi Merjem Rajavin për moskontrrollimin e anëtarëve dhe për lejimin e ngritjes së shqetësimeve në të gjithë Shqipërinë.

Fondacioni Sahar Family
4 shtator 2017/ Gazeta Impakt

burimi:saharngo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne