Takimi i Bashës me aleatët, Kryemadhi: Mazhorancës i kemi dërguar pesë propozime për Reformën Zgjedhore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi konfirmon se, nuk ka më Këshill Politik, pasi opozita ka dërguar pesë propozimet ose pesë drafte për Reformën Zgjedhore dhe mazhorancës i mjafton vetëm një të zgjedhë.

Sipas saj, mazhorancës i intereson ta vonojë qoftë edhe një sekondë prandaj ajo shprehet edhe e bindur se në videokonferencën e djeshme Yuri Kim, ambasadorja amerikane i ka thënë Gjiknurit që mazhoranca të lëvizë shpejt me këtë Reformë.

”Nesër mblidhet komisioni që do të njihet me pesë propozimet. 5 drafte, për njërin nga këto drafte të bjerë dakort mazhoranca dhe presim reagimin e tyre.

Presim reagimin nga pala tjetër. çdo zvarritje që vjen nga pala tjetër nuk është e papritshme. Ata duan edhe 1 sekondë më tepër pasi një firmë nga Rama do të thotë një vjedhje më shumë për koncesion.
Ambasada amerikane ka qenë e informuar për të gjitha takimet, bisedat e Këshillit Politik dhe Reformës Zgjedhore.

Jam e sigurt se Yuri Kim i ka kërkuar të lëvizin shpejt me Reformën Zgjedhore. Për kushtet që ka dhënë OSBE/ODIHR, pesë propozime le të bien dakord me një. ”- tha Yuri Kim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne