Takimi i Yuri Kim me Ramën, ambasada e SHBA jep detaje: Ja çfarë u diskutua

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim një orësh me Edi Ramën për situatën në vend. Ambasada jep detaje.

Reagimi vjen pas një heshtje jo të zakontë në raport me ngjarjen e paprecedentë të shembjes së Teatrit Kombëtar.

“🇦🇱 | Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.” – thuhet në njoftim./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne