Takimi me Metën dhe Ramën, ambasadorja Yuri Kim tregon detaje: Të qëndrojmë të bashkuar dhe ta fitojmë këtë luftë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi më herët gjatë ditës së sotme me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Me një video të postuar në faqen e Ambasadës së SHBA në facebook, Kim thotë se ka vlerësuar kreun e shtetit dhe kryeministrin për “udhëheqësinë e unifikuar” në luftën kundër koronavirusit.

Më tej, ambasadorja e SHBA shprehte se masat e marra për parandalimit e COVID-19 janë të ashpra, por i vlerëson si ët duhura për të fituar këtë luftë. Më tej ajo bën apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi “për të fituar një luftë duhet bashkim dhe disiplinë”.

“Sot bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama, për të shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre të unifikuar, në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu si kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë së bashku, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë”, tha Kim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne