Rama vazhdon dhe tmerron shqiptarët me pamje të frikshme

Kryeministri Edi Rama po tmerron të rinjë, të reja, fëmijë dhe të moshuar, ka arritur që të karantinojë gjithë Shqipërinë në emër të koronavirusit. Ka ditë që shpërndan video të tmerrshme nga vende të ndryshme të botës , por kryesisht nga Italia. Ai e vetma gjë që bënë nga Surreli është që të bëj thirrje të mos dalim nga shtëpia duke kërcënuar se do të përballen me shtetin dhe me dhunën e tyre.

Sot ka bërë një status tjetë në facebook ku dhe bën thirrje ti mbajmë fëmijët larg pasi realisht tmerrohesh.

Ja statusi I Ramës:

“Cremona, itali, kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit, që na shërben për të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund, duke respektuar ligjin e luftës që të mos bëhemi pjesë e ferrit për një dalje kot nga shtëpia, për një mosmbajtje radhe me durim në pazar, për një harresë në larjen e duarve *mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video,“- shkruan Rama krah videos./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne