Takimi i Putin me Trump dhe pasojat e këtij takimi

Më në fund, pas disa muajsh kritikash midis Uashingtonit dhe Moskës, presidentët e Rusisë dhe SHBA janë takuar në margjinat e samiti të G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Ky është takimi i parë i presidentëve të këtyre dy vendeve pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump. Takimi qe planifikuar vetëm për gjysmë ore, por ai zgjati më shumë se dy orë. Ky takim tërhoqi gjithë vëmendjen në Hamburg. Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump kishte thënë në mënyrë të përsëritur se ai do të përmirësojë përsëri raportin e SHBA-së me Rusinë. Dhe sado modest që mund të quhet takimi në kuadrin e deklaratave të bëra në prag të tij ai shënon një përparim. Gjatë vizitës së tij në Poloni në prag të samitit, Trumpi e sulmoi ashpër Putinin. Ai i bëri atij publikisht thirrje që të ndalte “ndikimin destabilizues të Rusisë në Ukrainë” dhe mbështetjen ruse për “regjimet armiqësore” si ai i Sirisë dhe Iranit. Si përgjigje Putini kritikoi thuajse hapur përfytyrimet e Trumpit për politikën tregtare dhe kritikoi kufizimet në tregti dhe investime. Ai tha se këto nuk janë gjë tjetër sesa “proteksionizëm i maskuar”. Në takimin e Trumpit dhe Putinit gjatë samitit të G20-ës ishin të pranishëm edhe dy ministrat e jashtëm, Rex Tillerson dhe Sergej Lavrov. Në një fjalim një javë më parë Lavrovi kishte thënë se rendi i ri botëror nën Trumpin duhet të jetë përsëri bipolar, me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara si dy pole.

Perëndimi, me vlerat e tij pseudo-liberale dhe aleanca ushtarake e NATO-s janë të tepërta. “Unë besoj se presidentët i kuptojnë interesat e tyre kombëtare. Ata do ta kapërcejnë situatën aktuale jonormale dhe do të fillojnë negociata në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.” Edhe pse diapazoni i veprimit të Trumpit nuk është i madh, sepse Kongresi amerikan është duke i ashpërsuar sanksionet ekonomike kundër Rusisë, ideja ruse duhet t’i pëlqejë Trumpit. Presidenti amerikan dhe presidenti rus ranë dakord në parim për një armëpushim në jugperëndim të Sirisë. Paraardhësi i presidentit Trump, Barack Obama kishte këmbëngulur se nuk duhet të ketë një të ardhme politike për presidentin sirian Bashar al Assad. Administrata e re duket se ka hequr dorë nga ky pozicion. Ferid Zekeria, analist në kanalin televiziv CNN, [ara takimit midis Trump dhe Putin ka shprehur shqetësime në lidhje me sjelljet dhe deklaratat e pakontrolluara të Trump dhe ka thënë: Problemi i cili qëndron tek Trump është që ai nuk sillet në mënyrë strategjike. Ne nuk e dimë me të vërtetë se çfarë do të ndodh përballë Putinit, sepse ai nuk ka agjendë as strategji të veçantë dhe mund të flasë fjalë spontane. Megjithatë, duket se amerikanët pavarësisht ekzistimit të retorikës së Trump përballë konkurrentëve, nuk është e mjaftueshme për të dëshmuar epokën e Amerikës si superfuqi e vetme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne