Shqiperia

Takimi Rama-Meta: Ja marrëveshja që mban në duar Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektligji Per regjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin te mjeteve lundruese me motor me tonazh nen 20 NT.

Ka nisur tanimë takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, takim ky që në qendër të vëmendjës ka rinovimin e marrëveshjes së koalicionit për “Shqipërinë Europiane”.

Meta ka pasur në duar disa letra të cilat para gazetarëve ka shpjeguar se nuk është marrëveshja e re por marrëveshja e vjetër. Sipas deklaratës së Metës, tema e bisedës do të jetë vota e lirë, ajo që është kthyer në problem edhe për marrëveshjen e vjetër midis PS dhe LSI-së dhe çka duhet të jetë zgjidhja për të dakordësuar një marrëveshje të re.

Meta: “Kjo është marrëveshja e vjetër që ende është në fuqi që ka një problem të vogel por që duhet zgjidhur që është problemi i votës së lirë për një Shqipëri Europiuane”./Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA