Talebanët shkatërrojnë bazën ushtarake, vrasin 126 ushtarë

Kryengritësit talebanë kanë kryer një masakër të vërtetë në Afganistan këtë të hënë.

Sipas burimeve mediatike, ata kanë sulmuar një bazë ushtarake, ku kanë lënë të vrarë 126 persona.

Sulmi u krye me bomba dore dhe armë, në një bazë ushtarake në qendër të vendit, në provincën Wardak, rreth 50 kilometra larg Kabulit.

Lajmi u konfirmua për Zërin e Amerikës edhe nga zyrtarë të shëndetësisë.

Ata thanë se ambulancat transportuan dhjetëra viktima.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne