Mesianizmi shqiptar dhe Amerika

nga Fabjan Ceka.

Nese pranojm se koncepti i mesianizmit ka te bej me ardhjen e nje figure mesianike – dikush qe do te jete shpetimtari dhe çliruesi i nje kombi, ose nje grup njerezish – neqofte se ata i pranojn rregullat, udhezimet, ligjin e tij, e thene ndryshe, pranimin e te vertetes nga nje burim i vetem si e vetmja e Vertet, ne kundershtim me demokracine, e cila bazoet ne burime te ndryshme informacioni, duke qene nje sistem pluralist, ne te cilin nuk egziston vetem nje gje qe mund te pranoet si vetmja e Vertet. Shqiperia duket sikur i perket shoqerive mesianike. Nje vend i cili eshte duke pritur nje shpetimtar qe do ti jape nje sere rregullash qe ata duhet ti respektojne nese duan te permirsojne shoqerine e tyre. Shkaterrimi dhe terrori kapitalist, humbja e dinjitetit, poshterimi, harresa, familja e permbysur, marredhenie shoqerore te kushtezuara nga mungesa e infrastruktures socialiste, lane hapesira boshe, vakume. Qyteterimet shkaterrojne simbolet e qyteterimeve qe pushtojne per te vendosur simbolet e tyre, si nje fe e cila zevendeson nje fe tjeter, feja e re nuk mund te lejoj kurre te flitet mire per fene e vjeter. Te gjitha ikonat dhe simbolet duhen permbysur, duhen poshteruar, tallur. Vendosja e ikonave te fituesit duhen shfaqur kudo. Emra rrugesh, institucione, parti, etj., duhet te shfaqin pranimin e kultit te ri.

Traumat e kaluara gjejne nje mundesi sherimi dhe dhimbjet qetesohen ne pranine e nje besimi te fuqishem ne nje enitet i cili mund te bej mrekulli, ne nje shoqeri shqiptare e lene ne harrese dhe e poshteruar, ku shpresa dhe shpetimi nuk krijohen dot ne diktaturen kapitaliste, por gjehen ne ndertimin e nje tempulli te ri, i cili eshte i njejti tempull qe ka egzistuar qe ne kohet e lashta dhe vazhdon te jete po i njejti edhe sot, ku Ambasada Amerikane eshte zoti i shqiptareve. Superstruktura mesianike, si rezultat i asgjesimit te infrastruktures socialiste, krijon mekanizma te cilat gjinden ne popujt primitive qe kane rene ne kontakt per here te pare me qyeterimin perendimor. Ne vende si Melanezia, Guinea e Re, etj., kane lindur fe te verteta, ku zhvillimi ekonomik i njeriut te bardhe, me teknologjine e tij, mallrat e tij, i ka bere te besoj popullsive indigjene se kjo eshte prova se keta njerez jane te derguarit e zotit. Perplasja e qyteterimit perendimor me keto shoqeri ku nuk egzistonte kapitalizmi, shfrytezimi, industria, paraja, konsumizmi, mediat, televizioni, etj., krijuan kushtet e duhura ne te cilat linden kulte dhe fe te ndryshme.

Lindja e kulteve dhe feve nuk i perket vetem epokave te lashta. Nuk kane vetem ato kohe te shkuara te drejten te merren me mrekulli ku zoti flet me njerezit, apo dergon profet ne toke, dhe krijohen tempuj ku popujt adhurojne zotin. Ne kontekste te caktuara, ne periudha dramatike si ajo e Shqiperise post-socialiste, gjenden te gjitha karakteristikat e pershtatshme per mesianizem. Primitiviteti i shoqerise shqiptare, mungesa e emancipimit, injoranca, skizofrenia, fodulleku, prapambetja, idiotizmi, thyerja ne mes e socializmit, interesat gjeo-strategjike te nje superfuqie me teknologjine, mallrat, konsumizmin e saj, ndjesia e inferioritetit shqiptar, sollen ne jete fene e re. Shqiptaret e priten me krah hapur kete fe te re, harruan te gjithe te kaluaren e tyre, e perbuzen dhe e perbalten. Menyra se si perfytyroet dhe flitet per Ameriken, eshte e njejte me me menyren se si flitet per Zotin. Ambasada Amerikane eshte tempulli i kultit te ri, dhe Ambasadori Amerikan eshte i derguari i Zotit. Ambasades Amerikane i kerkoen favore per te rregulluar marredheniet mbrapç te nje shoqerie skizofrenike, te semure, dhe te traumatizuar, e rritur me prodhime industriale konsumi amerikan, qe shesin iluzione te nje bote inegzistente, ku te gjithe jane te lumtur si familjet e zonave suburbane amerikane. Nje Zot i vertet eshte ai qe dergon urdheresa te besimtaret e tij, te cilet duhet ti shkruajne dhe ti zbatojne ato, nese deshirojne qe shoqeria e tyre te emancipoet dhe ti afroet me shume Zotit. Reforma ne Drejtesi, ka rolin e Dhjete Urdheresave te cilat Zoti i dergoj Moisiut si ligje qe populli i Izraelit duhet ti ndiqte per ti patur marredheniet mire me Zotin dhe qe shoqeria e tyre te shkonte drejt emancipimit, siç shoqeria shqiptare do te arrije npermjet Reformes ne Drejtesi. Psikoza kolektive e Reformes ne Drejtesi, sheron ose zbut dhimbjet e shoqerise shqiptare, ajo ka efekt opiumi, shtyn ne pafundesi suportimin e zhgenjimeve, si nje prind i cili genjen perhere femijen e tij, duke i thene se vitin tjeter do shkojme me pushime, pushime qe nuk vijne kurre.

Politikanet shqiptar nuk flasin kurre per pune neper media dhe debate televizive. Duke e ditur fare mire se krijimi i vendeve te reja pune eshte e pamundur ne kontekstin shqiptar, por edhe ate global, ata preferojne te genjejne, per te mbajtur shqiptaret ne kontroll, duke premtuar nje te ardhme perrallore kur Shqiperia te jete pjese e Bashkimit Evropian, ose Reforma ne Drejtesi do te eliminoje korrupsionin politik nje here e mire, dhe Shqiperia do te kthehet ne nje vend te begate si shtetet e zhvilluara Perendimore. Puna eshte nje teme e harruar totalisht nga fjalori i politikes shqiptare. Te gjitha investimet i ka marre kulti i ri, shqiptaret i jane investuar teresisht Zotit te ri. Nuk eshte e veshtire te gjesh neper rruge me balte dhe gropa, ndertesa ku te jete shkruar me germa gjigande “NATO”, apo “USA”. Rruge me emrin George W. Bush, rruga “New York”, etj..

Neper debatet televizive shqiptare, besimtaret e rinje, bejne gare per te treguar se kush eshte me afer dhe dashuron me shume Zotin e ri, duke thene se Amerika na ka dhene kete apo ate, na ka dhene Kosoven. Amerika do na bashkoj dhe do na beje nje komb te madh, sepse ne jemi komb i perzgjedhur nga Zoti, jemi kombi me i vjeter ne bote, te gjitha gjuhet evropiane burojne nga shqipja. Nuk ka asnje mundesi ku ky komb kaq i vjeter te mos ket nje Zot kaq te fuqishem. Shqiptaret krenohen me kete, duke thene se ne na mbeshtet Zoti, kemi Zotin ne krahun tone, na mbron Zoti ne. Per interesa globale, Zoti i ri do vendosi drejtesi ne Shqiperi nje here e pergjithmone. Korrupsioni do marre fund. Te gjithe do jene te lumtur duke pare televizor dhe duke blere mallra neper qendra tregtare.

Si fe e re ne Shqiperi, amerikanizmi, nuk mund te vehet ne diskutim. Fondamentalizmi i perket te gjitha feve, dhe nuk bene perjashtim as feja e re e shqiptareve. Te gjithe ata qe jane skeptik ndaj kesaj feje, perbuzen, perqeshen, etiketohen si tradhtar, si njerez te shitur. Neper media dhe televizione, eshte e pamundur te gjesh zera qe jane kundra apo skeptike ndaj ketij kulti te ri. As ne kohen e Perandorise Osmane konvertimi ne fene islame nuk ishte kaq i shpejt, perkundrazi, pjesa me e madhe e Ballkanit mbeti e krishter. Besimtaret e rinj shqiptar, nuk kane bere gje tjeter, veçse kane zevendesuar fjalen Zot me fjalen Amerike. “Ishallah” – “po do Amerika”, “Keshtu e do Zoti – “Keshtu e do Amerika”, “ E di Zoti ate pune” – “e di Amerika ate pune”.

Debatet televizive jane vendet ku interpretohen ngjarjet e dites duke i pare ato me kendveshtrimin e fese se re. Te gjithe elementet e analizes qe i behet shoqerise shqiptare duhet te jene ne perputhje me normat dhe parimet e Zotit te ri. Nuk pranohen kurre mendime dhe pikepamje ndryshe. Egziston vetem nje e vertet, dhe ajo eshte e verteta e kesaj feje te mrekullueshme qe i zgjidh problemet e shqiptareve, dhe nuk lejon qe shoqeria te shkoj drejt nje rruge te gabuar, drejt nje feje jo te vertet. Te paret e shqiptareve, qe nga kohet me te lashta, qe nga koha e Ilireve dhe Pellazgeve, e kishin parashikuar qe kjo dite do te vinte. Dita qe Ambasada Amerikane do ti percillte shqiptareve fene e vertet.

Bota irreale surreale shqiptare, e degraduar, e neperkembur, e perbaltur, armike ndaj punes, urrejtja ndaj punimit te tokes, duke pritur gjithmone rregullimin e situates ekonomiko-shoqerore nga dikush, gjen Mesian e vet tek Amerika, duke i deleguar te gjitha fatkeqesite, prapambetjen, te qenurit mbrapç i shoqerise shqiptare, dhe duke lare duart nga pergjegjesia, fiton lirine per te vazhduar historine e gjate te skizofrenise dhe te shkaterrimit te instinkteve shqiptare. Mospranimi asnjehere i te vertetes dhe perballja me boten reale, duke vazhduar te jetuarit ne nje bote ku shqiptaret jane populli me i vjeter ne bote, rraca me e paster, shfaq ne karakterin dhe personalitetin shqiptar tipare donkishoteske dhe prapambetje te theksuara te zhvillimit psiqik. Banalja mbizoteron ne shoqerine shqiptare, duke filluar nga muzika, kinematografia dhe arti ne pergjithesi. Siperfaqesorja dhe njedimensionaliteti duket hapur ne muziken e konsumit shqiptar. Ne videoklipet e shfaqura neper televizione te ndryshme, bie shume ne sy mos perballja me realitetin, gje qe ndodh edhe ne kinematografine post-socialiste shqiptare. Ne keto videoklipe, me nje fotografi pornografike, arrime te kuptojme fare qarte disa tipare te karakterit dhe personaliteti shqiptar: mungesa totale te estetikes, mungesa e talentit ne pergjithesi, vrazhdesia, te besuarit sikur jetohet ne nje bote perfekte, mungese arti ne teresi, pra mos arritja per te krijuar art, mos te qenurit te afte per te krijuar art, e thene ndryshe, mos te qenurit te afte per te sjell emancipim ne shoqeri nga brenda, por thjesht nje kopim brutal i diçkaje qe vjen nga jashte. Mungesa e aftesise per te sjellur progres ne shoqeri nga vet shqiptaret, ka krijuar superstrukturen mesianike si te vetmen shprese per zhvillimin e Shqiperise. Ashtu si arti shqiptar, i cili eshte nje art nje dimensional, ashtu edhe shoqeria shqiptare, e cila e pret shpetimin e saj nga nje burim i vetem informacioni, eshte nje shoqeri nje dimensionale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne