“I gjati me dy punë”, studentët presin Ramën me protesta

Kryeministri Ed Rama është pritur me protesta nga disa studentë të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’.

Rama po zhvillon një bashkëbisedim me studentët e këtij universiteti në bibliotekën e Qendrës së Trajtimit të Studenteve të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ për paktin për Universitetin.

Studentët nuk janë lejuar në takimin me Ramën, ndërsa me pankarta në duar kanë protestuar për mos realizimin e 9 kërkesave të tyre.

“Shqiptarët pa punë, i gjati me dy punë” ishte një nga pankartat e studentëve, duke iu referuar edhe postit të ministrit të jashtëm nga Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne