Tankerët iranianë: SHBA të mos luajë me zjarrin

Pas kërcënimit të SHBA ndaj cisternave iraniane që transportojnë karburant për Venezuelën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Sejed Abas Musavi tha se tregtia e lirë midis vendeve të pavarura është një akt i ligjshëm dhe ajo çfarë është jolegjitime është pirateria detare e Shteteve të Bashkuara.

“Amerika e Trump po prish rendin botëror, injoron normat ndërkombëtare dhe kërkon anarkizëm global. Ajo që Amerikanët thanë pa turp për anijet tona, me siguri do të marrë përgjigje nga ne”, tha Sejed Abas Musavi. “Ne u kemi dërguar amerikanëve rekomandimet e nevojshme përmes ambasadës zvicerane dhe përfaqësisë tonë në New York. Ne paralajmëruam fuqimisht në letrën e Ministrit iranian të Punëve të Jashtme drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Shpresojmë që amerikanët të mos kryejnë një veprim të tillë të paligjshëm “, shtoi ai. “Anijet që mbartin lëndë djegëse janë në rrugën e tyre për në Venezuelë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit duke shtuar: “Tregtia që bëjnë këto anije është e ligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe nuk ka pengesa ligjore për këtë tregti të ligjshme. Nëse kjo tregti nuk i pëlqen Shteteve të Bashkuara, kjo nuk do të jetë një arsye për ta parandaluar atë. Shpresojmë që ata të mos kryejnë ndonjë marrëzi”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne