Tarik Ramadan mohon akuzat për përdhunim, thotë se do ngrejë padi për shpifje

Teologu i njohur musliman nga Zvicra, Tarik Ramadan, i ka mohuar akuzat për përdhunim dhe sulm seksual si dhe ka njoftuar se do ngrejë një padi për shpifje, sipas avokatit të tij Yassine Bouzrou.

Mediat franceze po raportojnë se Ramadan të hënën ka ndërmend të paraqesë një ankesë “denoncimi për shpifje”.

Henda Ayari, një ish-salafiste franceze e kthyer në një aktiviste liberale laike, bëri një ankesë të premten kundër Ramadanit në zyrën e prokurorit publik Rouen.

Padia ka të bëjë me “përdhunim, dhunë seksuale, dhunë me paramendim, ngacmim dhe kërcënimi”.

Ramadan, 55 vjeç, është nipi i themeluesit të vëllazërisë myslimane në Egjipt. Ai është profesor i studimeve bashkëkohore islame në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar./ Gazeta Impakt

burimi:alarabiya

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne