Tarik Ramadani: Natura politike e një procesi të padrejtë

Nga Alexandre David.

Kërkesa për lirimin e Profesor Tarik Ramadanit, e dorëzuar nga avokati i tij këtë 29 Tetor, u mohua përsëri. Arsyetimi i gjyqtarëve, i parë nga shumë si skandal gjyqësor, është bërë gjithnjë e më i sforcur gjatë këtij procesi hetimor, i cili po zgjat prej dymbëdhjetë  muajsh. Intervistat me dëshmitarët, telefonatat dhe kërkimet në kompiuter zbulojnë elementë shfajësues. Por, shumë pak prej këtyre provave janë marrë në konsideratë nga gjyqtarët.*

Në refuzimin e fundit, gjyqtarët nuk e përmendën më Henda Ayarin, paditësen, e cila prej kohësh tashmë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë informacione në lidhje me vendin dhe datën e përdhuminit të supozuar. Ka mesazhe e dëshmitarë që flasin kundër, përfshirë këtu familjarët e vet, të cilët e kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.

Mesazhet e “Christelle-s” (një tjetër paditëse, sh.p) që konfirmojnë se mund të mos bëhet fjalë për përdhunim janë injoruar krejtësisht. “Duket sikur çdo element shfajësues ndaj Tarik Ramadanit është injoruar tërësisht nga gjyqtarët,” tha një burim që e njeh çështjen nga afër.

Gjykatësit dhe provat

Gjatë këtyre procedurave, Tarik Ramadani është përballuar me tre hetues të cilët që në fillim e kanë trajtuar Tarik Ramadanin sikur të ishte i fajshëm. Hetime të shumta të kërkuara nga vokati i Tarik Ramadanit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Dëshmi të shumta që u janë ofruar gjyqtarëve nga seksioni i brigadës kriminale dëshmojnë përfshirjen e Caroline Fourest-it, Alain Soral-it, Jean-Claude Elfassi-t dhe Ian Hamel-it, të cilët janë armiq të përbetuar të Tarik Ramadanit. Janë kërkuar dëgjesa për këto figura mjaft kontroverse, por gjyqtarët nuk kanë dhënë akoma asnjë përgjigje.

Një tjetër element shqetësues është fakti se hulumtime të rëndësishme për këtë rast janë ende në pritje në mënyrë të pashpjegueshme. Siç është rasti për fotografinë e “Christelle-s”, që i është shtuar dosjes në Prill të 2018-ës, e cila mund të vërtetojë se ajo ka qenë e pranishme në një ligjeratë të Tarik Ramadanit. Përveç fotografisë, dosja tregon se “Christelle” ka përmendur faktin se gjatë vizitës nga foktorët ne Nëntor 2017, ajo ka thënë se ka qënë e pranishme në konferencën e profesor Ramadanit. Më vonë, ajo e ka mohuar këtë në deklaratën e saj. Gjithashtu, shumë dëshmitarët pohojnë se e kanë parë atë në konferencë.  Fotografia është dëshmi e qartë e gënjeshtrave të “Christelle-s”.

Këta elementë të rëndësishëm të dosjes, që janë akoma në pritje, zbulojnë një orientim procedurial që nuk është aspak neutral e që ngre shumë pikëpyetje në Francë dhe në komunitetin ndërkombëtar.

Filozofi francez Edgar Morin e përshkruan kështu: “Ishte Tarik Ramadani ai që përdhunoi tre femra, apo ishin ato tre femra që përdhunuan të vërtetën?”

Ndërkohë, akademiku François Burgat-i shkruan në Twitter: Nuk shtrohet më pyetja nëse Tarik Ramadani ka përdhunuar këto tre femra. Pyetja e vërtetë është si: Si arritën këto tre gra (dhe sponsorizuesit e tyre) të mashtrojnë kaq lehtë tre nga gjyqtarët më të lartë dhe 90 përqind të shtypit francez?”

Nina Arifi, gazetarja e pavarur nga Arabia Saudite, thekson natyrën e pazakontë të këtyre procedurave: “Asgjë në botë nuk e justifikon menyrën si po trajtohet Tarik Ramadani nga autoritetet franceze. Vetëm një naiv mund të besojë se ky process gjyqësor nuk është i motivuar politikisht”.

Këto procedura të pazakonta tregojnë një formë dhune gjyqësore, të cilën avokati Dupond Morettiarti me mjaft kujdes e ka përshkruar: “Një makineri e lyer mirë me vaj e që punon pa patur mundësi ta ngadalësojë askush, është një makineri e çmendur. Njeriu nuk duhet të gjykohet pa marrë asnjë masë paraprakë që mund të ndalojë gabimet e drejtësisë. Siguritë apo arsyetimet fajësuese nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një rast”.

Hetimet kanë zbuluar gënjeshtrën e paditëseve

Ndonëse hetuesit duket se nuk e kanë vullnetin e duhur për të adresuar gënjeshtrat e paditëseve, raportet e fundit vërtetojnë se ato kanë gënjyer. Avokati Marsigny dhe klienti i tij [Tarik Ramadani] kanë paraqitur një sërë ankesah kundër tre paditëseve për shpifje dhe denoncime për krime imagjinare.

Elementët e pamohueshëm në rastin e padisë se Henda Ayarit, të shpjeguara nga gazeta Le Monde, i japin fund debatit qe zgjat prej dymbëdhjetë muajsh, pasi mesazhet e bëra publike nga hetuesit tregojnë qartë se ajo jo vetëm që kishte gënjyer në lidhje me përdhunimin, por nuk kishte ndaluar se ngacmuarit Tarik Ramadanin për më shume se dy vjet pas përdhunimit të pretenduar.

Kësaj i shtohet fakti se Henda Ayari ka ofruar dy herë datat dhe vendet, të cilat brigadatat kriminale i kanë nxjerrë në të dyja rastet si të pasakta. Deri më tani, ajo nuk ka ofruar asnjë datë apo vend për përdhunimin e pretenduar. “Dosja e Henda Ayarit është mbyllur”, tha avokati Marsigny para pak kohësh.

Sa i takon “Christelle-s”, mesazhet që ajo i ka dërguar professor Tarik Ramadanit hedhin poshtë akuzën e përdhunimit. Ndonëse tregojnë kohën, ato përbëjnë prova të pakundërshtueshme. Dhe në fakt, gjatë dydëgjesave, “Christelle” pohoi se e kishte takuar professor Tarik Ramadanin vetëm njëherë.

Përfundimi: A është kjo një pikë kthese për rastin e Tarik Ramadanit

“Christelle” gënjeu për marrëdhënien e saj me Henda Ayarin – duke thënë në fillim se nuk e njihte – por edhe në lidhje me Brigiten, paditësen (e tretë) zvicerane. Ndryshe nga sa kanë deklaruar, hetimet kanë treguar se ato kishin 9 vjet që njihen bashkë. Në fakt, hetuesit zbuluan në kompiuterin e “Christelle-s” njëzet foto të saja me paditësen zvicerane, të cilat datonin që nga viti 2009. Përveç katër paditësve, ekziston një rrjet i tërë njerëzit të përfshirë në këtë çështje, si Caroline Fourest, Alain Soral, Ian Hamel, apo Jean-Claude Elfassi.

Këto elementë na nxjerrin në përfundimin se paditëset nuk kanë gënjyër thjeshtë individualisht, por në mënyrë kolektive e të organizuar me njëri-tjetrin. Pra ekziston qëllimi për të dëmtuar. Pas tyre qëndrojnë njerëz të cilët janë padyshim prej kohësh kundërshtarë të Tarik Ramadanit.

Këto të dhëna mbështeten nga prova të pakundërshtueshme, që tregojnë se katër paditëset kanë gënjyer. Këto të dhëna mund të përbëjnë një pikë kthesë na këtë çështje. E megjithatë, këto elemente po injorohen nga hetuesit e çështjes. Duket se gjykata kërkon të vazhdojë me dëgjesat dhe t’i trajtojë provat shfajësuese thjeshtë si elemente proceduriale.

Kjo është mënyrë e çuditshme për të kryer një hetim. Tani ne e dimë se dy paditëset, Henda Ayari dhe “Christelle” janë kundërshtuar nga vetë mesazhet e tyre, të cilët tregojnë qartë se nuk ka pasur përdhunim.

Në këtë pikë, është e qartë se gjyqtarët nuk janë aspak të interesuar në zbardhjen e të vërtetës, por vetëm në tejzgjatjen e procesit. 

Përditësim: Pas shkrimit të këtij artikulli, Profesor Tarik Ramadanit më në fund iu njoh e drejta për t’u liruar më kusht, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne